Prokuroria e Përgjithshme

Kronikë

Krimet zgjedhore/ Prokuroria e Përgjithshme: 23 kallëzime në SPAK! 11 persona nën hetim, 3 prej tyre në masën e sigurisë arrest në burg

10 Qershor 2021, 10:21| Përditesimi: 10 Qershor 2021, 10:23

  • Share

53 janë njoftimet për vepra penale në lidhje me zgjedhjet që janë bërë në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm në të gjithë vendin, nga të cilat ka rezultuar se 11 persona nën hetim, 3 prej tyre në masën e sigurisë arrest në burg. Ky është njoftimi i bërë sot nga Prokuroria e Përgjithshme.  

Në njoftim thuhet gjithashtu se në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm janë në proces verifikimi paraprak 41 njoftime për veprat penale në fushën e zgjedhjeve. Janë transferuar për kompetencë lëndore SPAK-ut 23 njoftime dhe është vendosur mosfillimi i procedimit penal për 25 njoftime.

Njoftimi i plotë

Në vijim të masave administrative dhe procedurale të ndërmarra nga Prokurori i Përgjithshëm për të garantuar funksionimin normal të prokurorisë në përputhje me detyrimet kushtetuese dhe ligjore për periudhën para, gjatë dhe pas zgjedhore, prokuroria është angazhuar për hetimin e veprave penale në fushën e zgjedhjeve, në kompetencë lëndore të juridiksionit të përgjithshëm.

Nga raportimet e prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm mbi veprat penale në fushën e zgjedhjeve për periudhën parazgjedhore e deri më datë 08.06.2021 rezulton se prokuroritë kanë regjistruar procedimin penal për 53 njoftime për vepra penale në lidhje me zgjedhjet.  Nga çështjet e regjistruara kanë përfunduar 7 prej tyre me 5 persona në hetim, prej të cilave 3 procedime me 3 persona nën hetim janë transferuar në SPAK, 1 është pushuar, 1 është pezulluar dhe 2 procedime me 2 të pandehur janë dërguar për gjykim.

Në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm janë në proces verifikimi paraprak 41 njoftime për veprat penale në fushën e zgjedhjeve. Janë transferuar për kompetencë lëndore SPAK-ut 23 njoftime dhe është vendosur mosfillimi i procedimit penal për 25 njoftime për veprat penale si më poshtë: 

Veprat penale në fushën e zgjedhjeve

Neni 325, Pengimi i subjekteve zgjedhore

Neni 326, Falsifikimi i materialit zgjedhor dhe rezultateve të zgjedhjeve

Neni 326/a, Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor

Neni 327, Shkelja e fshehtësisë së votimit

Neni 327/a, Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar

Neni 328, Korrupsioni aktiv në zgjedhje

Neni 328/a, Përdorimi i funksionit publik për veprimet politike ose zgjedh.

Neni 328/b, Korrupsioni pasiv në zgjedhje

Neni 329, Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje

Neni 330, Pengimi i zgjedhësit

Neni 330/a, Braktisja e detyrës nga anëtarët e komisioneve të zgjedhjeve

Neni 331, Shkelja e të drejtës së zgjedhjes

Neni 331/a, Marrja ose përdorimi i paligjshëm i dokumenteve të identifikimit

Neni 332, Shpërdorimi i autoritetit ushtarak

Neni 332/a, Shpërdorimi i autoritetit policor

Neni 248, Shpërdorimi i detyrës ne lidhje me aktet ligjore për zgjedhjet

Aktualisht po ndiqen penalisht për veprat e mësipërme 11 persona, janë arrestuar në flagrancë 5 persona dhe është kërkuar masa e sigurisë “arrest në burg” për 4 persona prej të cilave është pranuar kërkesa për 3 persona.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?