TIRANË- Prokuroria e Përgjithshëm bën bilancin për krimet zgjedhore deri më datë 22 maj. Në të dhënat e ndara për mediat, bëhet me dije se deri më tani janë regjistruar në total 107 kallëzime, nga të cilat hetimi ka nisur vetëm për 47 raste, ndërkohe 6 kallëzime janë referuar në SPAK. 16 kallëzime të tjera janë pushuar, ndërsa për 35 raste po vijon verifikimi.
Në 64 raste burimi i kallëzimeve ka qenë Policia Gjyqësore, në 17 raste SPAK, në 9 raste subjektet politike, 11 kryesisht dhe 6 raste nga qytetarët. 107 kallëzimet janë regjistruar 10 në Prokurorinë Fier, 5 në Prokurorinë Sarandë, 4 në Prokurorinë Durrës, 33 në Prokurorinë Tiranë, 3 në Prokurorinë Gjirokastër, 4 në Prokurorinë Kukës, 8 në Prokurorinë Lezhë, 17 në Prokurorinë Dibër, 2 në Prokurorinë Vlorë, 4 në Prokurorinë Korçë, 3 në Prokurorinë Shkodër, 12 në Prokurorinë Elbasan dhe 2 në Prokurorinë Berat.
Në tabelën më poshtë mund të lexoni numrin e hetimeve që ka nisur në prokurorinë e çdo rrethi.
SPAK i janë dërguar për kompetencë 6 kallëzime penale nga Prokuroria Durrës, Lezhë, Dibër dhe dy nga Prokuroria Fier dhe Shkodër.
Sa i takon 16 kallëzimeve për të cilat është vendosur mosfillimi i hetimit, 8 nga Prokuroria Tiranë, 2 nga Prokuroria Kukës, 3 nga Prokuroria Dibër, 1 nga Prokuroria Sarandë, 1 nga Prokuroria Fier dhe 1 nga Prokuroria Elbasan.
Ndërkohë, për një procedim penal të regjistruar nga Prokuroria Dibër është kërkuar dërgimi për gjykim me një person të pandehur, pa masë sigurimi personal dhe një procedim penal i regjistruar nga Prokuroria Gjirokastër është dërguar në gjykatë me kërkesë për pushim. Gjithashtu për një procedim të regjistruar në Prokurorinë Gjirokastër është kërkuar në gjykatë zhvillimi i gjykimit të drejtpërdrejtë.
Në total janë arrestuar 7 persona, 4 në Prokurorinë Tiranë, 1 në Prokurorinë e Elbasanit, 1 në Prokurorinë Lezhë dhe 1 në Prokurorinë e Fierit dhe është dhënë urdhër ndalimi për 4 persona nga Prokuroria e Elbasanit.
Komente
