Prokurorët e SPAK Ols Dado Ened Nakuçi dhe strukturat e Byrosë kombëtare të Hetimit zhvilluan një takim në Prokurorinë e Elbasanit bashkë me strukturat e policisë së qarkut në kuadër të hetimit të krimeve zgjedhore.
Report TV ka siguruar edhe pamjet nga momenti që mbërrijnë në Prokurori. Të pranishëm në takim ishin edhe kryeprokurori Kreshnik Ajazi dhe prokurorë të tjerë, drejtori i policisë së qarkut të Elbasanit, Fatmir Hoxha dhë nëndrejtori si dhe shefat e komisariateve.
Kujtojmë që SPAK ka ngritur zyra në 12 qarqet e vendit në funksion të Task Forcës për luftimin e krimeve zgjedhore.
Komente
