Foto ilustruese

Kronikë

SPAK e BKH ‘zbarkojnë’ sërish në Shkodër, shoqërohen disa mbështetës të PSD për krime zgjedhore

14 Maj, 14:03| Përditesimi: 14 Maj, 14:14

  • Share

SPAK dhe BKH kanë ndërmarrë një tjetër aksion në Shkodër ku janë shoqëruar disa persona për krime zgjedhore. Burime bëjnë me dije se personat e shoqëruar janë mbështetës të Partisë Socialdemokrate.

Gjithashtu ka pasur edhe një aksion për kontroll personal dhe te automjeteve me vendim te GJKKO. Aksioni është ndërmarrë edhe në Fier në bashkëpunim me policinë vendore lidhur me një tjetër procedim penal.

Kujtojmë se më 8 maj vetëm 3 ditë para zgjedhjeve të 11 majit SPAK, BKH dhe Policia e Shkodrës kryen kontrolle dhe veprime hetimore në Malësi të Madhe, Barbullush, Bushat dhe Mjedë gjithashtu në kuadër të parandalimit të krimeve zgjedhore. BKH e policia kryen kontrolle në disa banesa, zyra e automjete që sipas burimeve i përkisnin anëtarë të shtabit të PSD.

Po ashtu për këtë aksion të 8 majit zbarkoi vetë kreu i SPAK, Altin Dumani, i cili është në krye të “Task-Forcës” për krime zgjedhore. Dumani për rreth 1 ore zhvilloi një takim me drejtuesin e prokurorisë Shkodër, kryepolicin e qarkut dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve ligjzbatuese.

Lajm në përditësim...

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 15/05/2025 02:57

    Kam pershtypjen qe nga keto veprime e te tjera,PSD e T.Doshit,po shkon drejt rruges per t'u bere nje /LSI/ tjeter.

    Përgjigju
  • Tironci: 14/05/2025 17:03

    A mund t ktheni rezultatet mbrapsh?? Jo. Atehere ky operacion esht kot tani, oas te korrave.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Samiti europian, besoni se do forcojë rolin ndërkombëtar të Shqipërisë?