SPAK

Kronikë

Krimet zgjedhore/ SPAK: Janë administruar 123 kallëzime, 35 prej tyre në hetim! 16 në kompetencë të prokurorive të rretheve

8 Maj, 09:09| Përditesimi: 8 Maj, 09:54

  • Share

123 kallëzime janë administruar nga SPAK në lidhje me krimet zgjedhore për zgjedhjet e Majit. 

Sipas Prokurorisë së Posaçme, 35 prej kallëzimeve kanë kaluar për hetim, ndërsa 16 janë dërguar për kompetencë në Prokuroritë e rretheve gjyqësore. Për 22 materiale, prokuroria vendosi mosfillim hetimesh ndërsa për 11 të tjerë janë dërguar për verifikim në drejtorinë vendore të Policisë. 

1 material, thotë SPAK, është bashkuar me një tjetër çështje ekzistuese. Ndërsa kallëzimet e tjera janë në proces verifikimi.

Nga këta 35 procedime penale të regjistruara, 20 janë iniciuar mbi bazën e referimeve nga policia e shtetit, 8 janë nisur kryesisht nga SPAK, 3 kanë nisur si rezultat i kallëzimeve nga persona të ndryshëm, 2 janë referuar nga Prokuroritë e rretheve ndërsa 2 të tjerët janë bazuar në kallëzimet e subjekteve politike. 

Sipas Prokurorisë së Posaçme, 29 procedime janë regjistruar për korrupsion aktiv në zgjedhje, 4 për korrupsion aktiv dhe pasiv në zgjedhje. 1 procedim është regjistruar "përdorimi i funksionit publik për qëllime politike", ndërsa një tjetër për përdorimi i funksionit publik për qëllime politike" dhe "shpërdorimi i detyrës".

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se zgjedhjet do ndikojnë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së?