SPAK

Kronikë

Krimet zgjedhore/ SPAK operacion në Elbasan, sekuestrohet celulari i një zyrtari të Bashkisë

27 Maj, 14:14| Përditesimi: 27 Maj, 18:23

  • Share

Me urdhër të SPAK, agjentët e BKH të mbështetur nga Policia e Shtetit kanë zhvilluar një operacion në qytetin e Elbasanit për krime zgjedhore. Prokurorja e SPAK Dorina Bejko ka lëshuar urdhër kontrolli personal për 4 persona në Elbasan pas dyshimeve se janë përfshirë në korrupsion zgjedhor duke blerë vota për PS.

Në mesin e këtyre 4 personave, njëri prej tyre është zyrtar i Bashkisë së Elbasanit, që dyshohet se është përfshirë në shitblerje të votës në favor të një kandidati të PS në listën e hapur. Raportohet se atij i është sekuestruar celulari.

Krahas këtij operacioni, sipas Balkan Web, SPAK ka ushtruar disa ditë më parë një tjetër kontroll në një banesë në Blesh, që dyshohet se i përket një biznesmeni, ku janë sekuestruar rreth 200 mijë euro. Nuk dihet se në pronësi të kujt është banesa, por mësohet se bëhet fjalë për dy procedime që janë të ndara nga njëri-tjetri.

SI.E./H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Joni: 27/05/2025 18:16

    Ja iku Luani po ujqit do ngelen. Nuk la pyll ne kembe ne elbasan. Pastaj hajdutet e tij jane kudo ne administrate ka nje sektor pyjesh. Po Tao i librazhdit kur do i vije radha?? Se ishin ne gare kush do priste me shume.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rama paralajmëron ndryshime në parti e qeveri, si e vlerësoni?