Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar ka nisur hetimet për 39 procedime penale që lidhen me krime zgjedhore.
Nga këto, 33 kallëzime janë për korrupsion aktiv në zgjedhje, 4 procedime për korrupsion aktiv dhe pasiv, 1 për përdorim të funksionit publik për qëllime politike, dhe 1 tjetër që përfshin edhe shpërdorimin e detyrës.
'Krimet Zgjedhore - 156 materiale të administruara 39 materiale kallëzuese kanë kaluar në fazën e hetimit (janë regjistruar si procedime penale). 25 janë vendime për mosfillim të hetimit penal. 24 materiale kallëzuese janë dërguar për kompetencë në prokuroritë e
rretheve gjyqësore. 17 materiale janë dërguar për verifikim në Drejtorinë Vendore të Policisë. (për informacion shtesë ose për kryerje të veprimeve të para). 1 material është bashkuar me një çështje tjetër ekzistuese. Pjesa e mbetur është në proces verifikimi', thotë SPAK.
Sipas SPAK, 3 kallëzime janë bërë nga qytetarët dhe 3 nga Prokuroritë e rretheve.
'39 procedime penale te regjistruara. 21 janë iniciuar mbi bazën e referimeve nga Policia e Shtetit. 1 është referuar nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve. 8 janë nisur kryesisht nga SPAK. 3 kanë ardhur si rezultat i kallëzimeve nga shtetas të ndryshëm. 3 janë referuar nga Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore. 3 janë bazuar në kallëzimet e subjekteve politike', thotë SPAK.
33 procedime janë bërë për korrupsion aktiv ose pasiv në zgjedhje dhe 1 për shpërdorim detyre, ndërsa 50 denoncime janë bërë online.
'Veprat penale për 39 procedimet. 33 procedime janë regjistruar për veprën penale të nenit 328 (korrupsionit aktiv në zgjedhje). 4 procedime janë regjistruar për të dy nenet, respektivisht, sipas nenit 328 me nenin 328/b (korrupsioni aktiv/pasiv në zgjedhje). 1 procedim është regjistruar sipas nenit 328/a (përdorimi i funksionit publik për qëllime politike). 1 procedim është regjistruar për nenin 328/a (përdorimi i funksionit publik për qëllime politike dhe nenin 248 (shpërdorimi i detyrës). Portali Online dhe Numri i Gjelbër. 50 materiale (denoncime/sinjalizime) kanë ardhur në mënyrë elektronike (në portalin Denonco Krimin Zgjedhor dhe e-mail [email protected]). 5 sinjalizime kanë ardhur në numrin e gjelbër.
Komente
