Kronikë

Krimet zgjedhore/ SPAK sekuestron celularin e kryebashkiakut socialist të Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli! Dyshohet se bleu vota për PSD

15 Maj, 12:14| Përditesimi: 15 Maj, 14:26

  • Share

Kristian Shkreli, kryetari socialist i bashkisë së Vaut të Dejës është zyrtarisht i dyshuar nga SPAK për blerje votash në favor të Partisë Socialdemokrate, të Tom Doshit. Burimet thanë se me vendim të GjKKO-së, hetuesit kanë ushtruar kontroll personal ndaj kryebashkiakut dhe ka sekuestruar telefonin e tij celular, me shpresën se mund të gjenden të dhënat që i shërbejnë procedimit penal për ‘krime zgjedhore’. Kontrolli ndaj tij është kryer një ditë më parë, ndërsa sot përmes një reagimi për mediat, Shkreli tha se është i gatshëm të bashkëpunojë me SPAK.

Në kuadër të hetimit për korrupsion zgjedhor, SPAK ka sekuestruar dhe celularët e disa eksponentë të tjerë të PSD-së që dyshohet se janë përfshirë në veprimtarinë kriminale të shitblerjes së votës në qarkun e Shkodrës. 

Sekuestrimi i celulareve vjen 4 ditë pas zgjedhjeve, ku PSD mori tre mandate në rang vendi, dy prej tyre ne qarkun e Shkodër. Hambari i votave për partinë e Tom Doshin, ishte zona e Vaut të Dejës, ku doli forcë e parë me plot 5951 vota.

Kujtojmë se kryebashkiaku socialist ishte në shënjestër të kritikave të Kryeministrit Rama, i cili një javë para votimeve iu drejtua me fjalët: “Kristian, mos luaj më dy porta Kristian”. 

Ora 13:27
SPAK i sekuestroi celularin/ Kryebashkiaku socialist i Vaut të Dejës: I gatshëm të bashkëpunoj me çdo instancë shtetërore

 

Kryebashkiaku i Vaut të Dejës Kristian Shkreli iu përgjigj aludimeve mbi arrestimin apo marrjen nën hetim të tij. Ai tha se është i gatshëm të bashkëpunojë me çdo instancë shtetërore dhe ndodhet në terren aty ku banorët e kanë votbesuar për të shërbyer.

"Bashkia e Vaut të Dejës është në krye të detyrës. Po fillon edhe sezoni i vaditjes. Sot bëmë inspektimin e këtij kanalit që është një investim i nga Ministria e Bujqisisë me bordin e kullimit dhe bashkinë e Vaut të Dejës. Investimet do të vazhdojnë përsëri.

Siç e shihni unë jam në krye të detyrës jam i gatshëm të bashkëpunojë me çdo instancë shtetërore. Ato të bëjnë punën e vet në të kryejmë detyrën që na ka besuar populli”, tha Kristian Shkreli.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A do ndikojë vota diasporës në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve?