Autori Besnik Pjetri dhe viktimat Gent e Pjerin Përjaku

Krimi dyfishtë në Lezhë, autori dyshohet të jetë larguar nga Shqipëria! Viktimat përcillen në banesën e fundit

31 Gusht 2022, 12:50| Përditesimi: 31 Gusht 2022, 15:06

  • Share

LEZHË- Autori i vrasjes së babë e bir Pjerin dhe Gentian Përjaku në Gryk Zezë të Lezhës, vijon të jetë i lirë dhe  në arrati. Kontrollet e pandërprera të policisë për prangosjen e 45-vjeçarit Besnik Pjetri nuk kanë dhënë asnjë rezultat.

Uniformat blu kanë krehur të gjitha zonat nga ku mendohej se ishte fshehur Besnik Pjetri, por pa arritur që të bien në gjurmët e tij. Dyshimet janë se i ndihmuar nga persona të tjerë, mund të ketë kaluar në mënyre ilegale jashtë territorit shqiptar dhe pritet që të shpallet në kërkim ndërkombëtar.

Ndërkohë babë e bir, Pjerin dhe Gentian Përjaku, u përcollen paraditen e kësaj të mërkure për në banesën e fundit. Në ceremoninë mortore ishin rë pranishëm familjar i të aferm të viktimave, të cilët deri tani nuk kane folur asnje fjalë për krimin e rëndë.

Pjerin dhe Gentian Përjaku, përkatësisht 56 dhe 33-vjeç u ekzekutuan me armë zjarri nga ish-dhëndëri i tyre Besnik Pjetri. Ngjarja ndodhi rreth mesnatës të së hënë në fshatin Gryk Zezë të Lezhës, teksa viktimat ishin kthyer atë ditë nga Italia. Krimi i i rëndë ishim vijim i konflikteve të vazhdueshme mes viktimave dhe autorit që kishin nisur 6 vite më parë, kohë kur Besnik Simoni baba i 2 fëmijëve ishte divorcuar me bashkëshorten e tij.

S.C//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?