Prokuroria e Posaçme

Kronikë
Politikë

Krimi elektoral/ SPAK hap faqen online ku mund të denoncohen zyrtarët për fushatën e 11 majit! Hapat që ndiqen në ‘Denonco krimin zgjedhor’!

6 Mars, 20:50| Përditesimi: 6 Mars, 21:11

  • Share

Tiranë- Prokuroria e Posaçme hap në faqen e saj zyrtare online (link), ku mund të denoncohen të gjitha krimet elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Me moton “Denonco krimin zgjedhor”, SPAK i kushton prioritet hetimit dhe goditjes së rasteve të krimit zgjedhor, ndërsa më parë ka shpallur edhe strategjinë dhe marrëveshjen me KQZ-në.

Në këtë faqe të posaçme, shpjegohet se si kryhet kallëzimi online dhe së bashku me ftesën drejtuar qytetarëve, janë edhe udhëzimet konkrete.

SPAK fton qytetarët, subjektet juridike apo fizike, sikurse edhe OJF që të bashkëpunojnë me denoncime dhe referime rastesh të dyshuara apo me prova.

Por si veprohet dhe cilat janë hapat që ndiqen?

Pasi klikon “Denonco krimin zgjedhor”, së pari duhen shkruar emri dhe mbiemri, numri i telefonit dhe qendra e banimit, të dhëna që i shikon vetëm SPAK.

Në vijim duhet të klikosh nëse po denoncon një grup kriminal apo organizatë të përfshirë në krim zgjedhor dhe jo vetëm.

Por aty mund të vendosen edhe informacione në kategorinë e zyrtarëve më të lartë, që mund të denoncohen nëse ka informacione, prova dhe indicio, nga kupola e shtetit dhe deri tek zyrtari më i thjeshtë. 

Po ashtu pranë kategorisë së zyrtarëve, gjendet edhe krimi që po denonconi ku përfshihet përpos korrupsionit edhe përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore. 

Gjithsej janë 16 vepra penale që mund të denoncohen në këtë platformë online të SPAK, teksa mund te bashkëngjisni si prova edhe dokumente dhe fotografi.

Dhe nëse dispononi më tepër të dhëna për të ndarë me 20 prokurorët e posaçëm, përpos kësaj platforme të hapur enkas keni një tjetër mundësi, Prokuroria e Posaçme thotë shkruaj në email-in [email protected]. Kjo ftesë vlen edhe për diasporën.

A.Q/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tao: 06/03/2025 21:24

    Po bandat e PDsë që dotë hidhen në sulm për shpifje për blerje votash si dotë bohet? Çfarë masash ka marrur SPAKu për shpifësit?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket vendimi i qeverisë për të mbyllur me një vit Tik Tok?