Kronikë
Top 24

Krimi horror në Itali, zbardhet dëshmia e shqiptarit që i preu fytin gruas: Jeta ime mori fund

29 Maj 2018, 11:32| Përditesimi: 29 Maj 2018, 12:02

  • Share

“Unë vrava gruan time. Nga sot jeta ime ka marrë fund”. Këto janë fjalët e para të 57-vjeçarit shqiptar, Xhevdet Mehmeti, i cili masakroi me thikë bashkëshorten e tij në sy të djalit 17-vjeçar, duke e prerë në fyt. Mediat italiane kanë zbardhur dëshminë e shqiptarit, i cili ka pranuar krimin makabër, që tronditi vendin fqinj.

Ai ka pohuar se bashkëshortja, 52-vjeçarja Elca Tereziu, ishte xheloze, dhe për këtë kishte sjellje agresive ndaj tij, për shkak se dyshonte që 57-vjeçari e tradhtonte, ndonëse ai ja kishte mohuar gjithmonë.

Shqiptar u mor në pyetje nga prokurori Antonio Colonna dhe u transferua në burgun Noveta, ku ndodhet në paraburgim i akuzuar për vrasje të rëndë.

Nga ana tjetër, avokati i autorit të krimit ka deklaruar se ai është tronditur nga ngjarja. “Është shumë i tronditur, po kupton çfarë ka bërë, ndonëse nuk e mban mend mirë sulmin ndaj gruas”.


(Çifti i bashkëshortëve, Elca Tereziu dhe Xhevdet Mehmeti)

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Donela: 29/05/2018 14:47

    Monster,u kalbsh ne burg

    Përgjigju
  • Kafsha: 29/05/2018 13:05

    Neandërtal...b ajgë neandërtali!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?