Foto e gruas e cila u vra nga kunati mbrëmjen e djeshme

Krimi i rëndë në familjen shqiptare në Gjermani, 48 vjeçari vret kunatën dhe plagos vëllain në sy të fëmijëve

14 Dhjetor 2020, 09:58| Përditesimi: 14 Dhjetor 2020, 10:11

  • Share

Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin gjerman dhe jo vetëm pasi një burrë 48 vjeç me origjinë kosovare mbrëmjen e djeshme ka vrarë brutalisht kunatën e tij, 33 vjeç dhe ka plagosur vëllain 28 vjeç, në sy të fëmijëve.

Sipas mediave gjermane, burri 48 vjeçari dhe autori i krimit makabër fillimisht ka tentuar te hy në banesën e familjes por vëllai i tij nuk e ka lejuar. Më pas siç raportohet, ai ka marrë armën më të cilën edhe ka kryer aktin tragjik, ku la të vdekur kunatën dhe plagosi vëllain.

Gruaja e re, mësohet se ka vdekur gjatë rrugës për në spital, pasi nuk ka arritur ti rezistojë plagëve të marra.

Ngjarja ka ndodhur në  sytë e fëmijëve të familjes, të moshës nga 13 deri në 18 vjeç.

Një fqinj i familjes që jetonte një kat më poshtë, kishte dalë për të parë se ç’po ndodhte. Ai pa fëmijët që ishin të tronditur dhe që bërtisnin.Me këtë rast i mori nën mbrojtje fëmijët, duke i thirrur edhe policinë, ambulancën dhe ekipet e tjera të shpëtimit.

Njëri nga fëmijët e tij ia mori armën nga duart dhe e hodhi jashtë ndërtesës.

Aktualisht fëmijët po marrin trajtime psikologjike si pasojë e tronditjes nga ngjarja. 48-vjeçari nga Kosova u arrestua nga policia.

Po ashtu, në momentin e arrestimit edhe i dyshuari ishte plagosur rëndë. Akoma mbeten të paqarta rrethanat se si ai ishte plagosur.

Raportohet se i dyshuari për veprën vjen nga Komuna e Ferizajt.

Rasti është akoma duke u hetuar nga Komisioni i Krimeve të qytetit të Bielefeldit.

 Foto e gruas e cila u vra nga kunati mbëmbjen e djeshme.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Taip lala: 14/12/2020 10:55

    Familjen kosovare o gazetar ordiner. Kan flamurin e tyre kan himnin e tyre ne perfaqesime kombetare. Kta vetem kur kan interes thon jam shqiptar.

    Përgjigju
    • Taulant: 14/12/2020 12:04

      Koment me te shemtuar nuk gjen, turp.

    • Trnakop Kacija: 14/12/2020 11:58

      O taip lala e Isa Boletini, Bajram Curri, Avni Mula, Adem Jashari, Hasan Prishtina, etj etj a kane qene vec Kosovar a edhe Shqiptar?!

  • AAAAA: 14/12/2020 10:26

    NE FAMILJEN KOSOVARE DHE JO SHQIPTARE.

    Përgjigju
    • Gjeloshi Nikoll: 15/12/2020 05:21

      O Torrokop kacia. Sikur paske emrin qenke dhe nga trute. Tu paskan numerue njerzit e familjen tende sa prostituta paska shqiperia. Sa te trashe jeni !

    • Berat: 14/12/2020 12:07

      Ho komentus kacija ti sme dukesh kosovar do jesh serb nuk po ta ofendon njeri kosoven Po thot Kosova esht Kosove dhe shqipria esht shqipri flasim shqip te dy po sjemi nji ju keni flamirin tuaj ne tonin, se sa per ndere i dim mir nderet qe keni po sja vlen me shkrujt neper portale.

    • Trnakop Kacija: 14/12/2020 10:58

      Po se ne Kosovaret nuk qenkemi Shqiptare - dhe e dyta ne Shqiperi te "shqiptaret" e vertet nuk ndodhi kurr gjera te tilla se ju jeni mesu me i dergu si prostituta motrat, qikat dhe grat ( ja u perkujtoj vetem ne Itali i kebi 40.000 prostituta nga Shqiperia) - shnet AAAAA

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?