Kronikë

Krimi makabër në Fier/ Report TV pyet qytetarët: Të kthehet dënimi me vdekje! Ç'a bëhet kështu, jemi të pasigurt për jetën

17 Nëntor 2021, 16:46| Përditesimi: 17 Nëntor 2021, 16:57

  • Share

TIRANË- Pavarësisht se një rikthim i mundshëm i dënimit me vdekje shikohet si i pamundur në realitet, pjesa më e madhe e qytetarëve mendojnë se është zgjidhja e vetme për raste kaq të rënda.

 “Po nuk u kthye vendimi me vdekje, shqiptarët nuk do të gjejnë qetësi. Ne jemi ta pasigurt për jetën, fëmijët tanë janë të pasigurt për jetën. Nuk ka siguri. Duhet të rikthehet dënimi me vdekje për arsye se nuk zënë mend ky popull. Amerika e ka dënimin me vdekje”, thonë qytetarët.

Jo vetëm duan vdekje për të, por tregojnë edhe mënyrë se si duhet të kryqëzohet autori, 38-vjeçari Klodian Çalamani.

 “Me pushkatim ose me varje, se ndryshe nuk bëhet më. Si e merr fëmijën tetë vjeç? Tjetri përdhuno, çfarë bëhet kështu?; Duhet bërë një shiringë, një gjilpër, siç bëhen në Gjermani, dhe sistemoje; Ato njerëz duhen varur, ligji me varje dhe televizori mos t’u japë vëmendje; Ndërsa unë them varje, të marrin vesh të tjerët të paktën; Ai duhet varur”, vijojnë qytetarët.

Megjithatë pavarësisht tronditjes, ka prej tyre që nuk besojnë dhe nuk e shohin zgjidhje dënimin me vdekje

 “E ka hequr vendim me vdekje, nuk mendon që të kthehet dhe nuk duhet kthyer. Duhet të punojnë të gjitha organet ligj zbatuese, prokuroria, gjykata, policia, hetuesia, pushteti vendor dhe shoqëria.

Ti marrë shteti dhe t'i izoloj, çfarë është ky muhabet, njëri psikopat, tjetri psikopat, gjithë u bënë psikopatë këtu; Këta të sëmurët psikik duhet të izolohen; Nuk duhen lënë këta budallenjtë rrugëve”, përfundojnë qytetarët.

Dënimi i fundit me vdekje në vend është ekzekutuar më 25 qershor të vitit 1992, vetëm 5 km larg fshatit Greçalli, ku mbrëmë u vra fëmija 8 vjec.Në mes të qytetit të Fierit u varën vëllezërit Josif dhe Dritëbardh Çuko nga fshati Libofshë i Fierit që u shpallën fajtorë për vrasje të shumëfishtë në atë që u quajt “Masakra e Libofshës”.

Ngjarja ndodhi në 29 maj të vitit 1992 kur ata mesnatë hynë në banesën e familjes Puto për ta grabitur. Ata vranë djalin e vogël të shtëpisë, së bashku me nusen e tij, babanë dhe nënën, pasi e torturuan për një orë, dhe në fund mbesën 8 muajshe të familjes. Vite pas këtij dënimi, ngjarje me ndikim të lartë publik në vend si ajo e vrasjes së Mateo Vasiut, rikthejnë në vëmendje dënimin me vdekje.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 18/11/2021 02:40

    Jo te gjithe shtetet e Amerikes e kane denimin me vdekje,por ka patur raste qe jane bere perjashtime.P.sh.Massachusetts nuk e ka denimin me vdekje,por e aplikuan ne rastin e Carnajevit,njerit prej vellezerve qe vune bombat ne Boston,por edhe ky rast eshte ne apel dhe ka mundesi t'ia kthejne ne burg te perjetshem.Sa per Shqiperine,nuk kemi si te bejme, ne se duam te hyjme ne BE,nuk supozohet t'a kemi.Personalisht,mendoj qe mund te aplikohet per raste te rralla,por na duhet pastaj t'i themi /lamtumire/ BE dhe te jemi te zote te ecim vete,si Britania dhe Zvicera.Jemi te zotet t'a bejme kete?Kur te jemi,atehere mund flasim per rivendosjen e denimit me vdekje.

    Përgjigju
  • drini: 17/11/2021 21:22

    Denimi me vdekje per krime te renda eshte domosdoshmeri.... Ti mbash gjalle dhe ti ushqeshe keta kriminel eshte cmenduri... OJQ qe duken se ju vjen keq duhet TE MBLEDHIN FIRMA NE POPULL PER REFERENDUM PER RIVENDOSJEN E LIGJIT ME VDEKJE... Cohuni o ju drejtus te ndyre qe ndizni qirinj dhe beni sikur ju vjen keq, mblidhni firma dhe do te shikoni se gjith populli do te firmosi....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?