Report Tv ka siguruar foton e vajzës që vrau babain në Fier, si dhe të viktimës.
Kjo është 26-vjeçarja Ermalinda Rama, e cila akuzohet se vrau babain e saj Anesti Rama 56 vjeç, pasditen e së enjtes në fshatin Frashër të Fierit.
Ndërsa, personi tjetër në foto është Anesti Rama, i ndjeri që u vra nga vajza e tij.
Bashkë me vajzën është arrestuar edhe mamaja e saj, Valbona Rama, e cila dyshohet se ka ndihmuar në krim.
Vajza e mbyti me tel babain duke i shkaktuar vdekjen, ndërsa bashkëshortja e viktimës ndihmoi të bijën për ta veshur kufomën. Kjo për shkak se nënë e bijë tentuan të fshihnin ngjarjen, duke e denoncuar në polici se 56-vjeçari kishte vdekur si pasojë e një ngjarje aksidentale.
Sipas burimeve të Report Tv, 56-vjeçari Anesti Rama dhunohej sistematikisht në familje. E bija dhe bashkëshortja e kishin nxjerrë të jetonte në një dhomë jashtë shtëpisë.
Burime zyrtare thanë sot se pas arrestimit dhe marrjes në pyetje, vajza dhe nëna e kanë pranuar krimin para grupit hetimor. Ajo ka treguar se i ati ishte fanatik dhe se nuk e linte që të vishej si donte apo të argëtohej. 26-vjeçarja i ka thënë grupit hetimor se 56-vjeçari i ushtronte presion në përditshmërinë e saj dhe se kishte debate të shpeshta me të atin pasi nuk i jepte para kur ajo i kërkonte.
Lajmi kryesor:
Vajza vrau babanë në Fier, në pranga edhe nëna! E dhunonin sistematikisht, jetonte në një dhomë të veçuar (FOTO)
V.GJ /SI.E./ReportTv.al