Komisioni i Sigurise Kombetare

Krimi mjedisor/ 37 deputetë kontroll 2-mujor në të gjitha pikat kufitare

28 Shtator 2018, 07:13| Përditesimi: 28 Shtator 2018, 07:17

  • Share

Për dy muaj me radhë, 37 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, do të zbarkojnë për kontroll në të gjitha pikat e kalimit kufitar të Shqipërisë, në kuadër të kontrollit të masave për parandalimin e krimeve mjedisore. Kontrolli masiv nga ligjvënësit shqiptare në pikat kufitare është pjesë e një projekti të zyrës së OSBE-së në Shqipëri, në kuadër të masave kundër krimeve mjedisore. Deputetët janë anëtarë të Komisionit për Sigurinë Kombëtare si dhe të Komisionit për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, organe të Kuvendit përgjegjëse për çështjen e sigurisë. Kryetarja e Komisionit të Sigurisë, Ermonela Felaj, ka dhënë detaje rreth kësaj vizite, gjatë një mbledhjeje të Komisionit të Sigurisë.

“Siç kemi rënë dakord, në programin e punës së këtij komisioni, në bashkëpunim edhe me zyrën shqiptare të OSBE-së, ne kemi përcaktuar një kalendar vizitash në të gjitha pikat e kalimit kufitar, përfshirë këtu portin e Durrësit dhe aeroportin e Rinasit. Keni një draft paraprak. Kemi planifikuar që vizitën e parë ta kemi në datat 2-3 tetor në Pogradec dhe Korçë. Këtu nuk do të jetë vetëm komisioni ynë, por edhe Komisioni i Veprimtarive Prodhuese. Do të diskutojmë për krimin mjedisor. Është një temë që e ka marrë përsipër ta trajtojë zyra e OSBE-së në Shqipëri me ndihmën e dy komisioneve tona. Meqenëse do të jemi në këtë aktivitet, menduam që edhe vizitën në pikën kufitare të Qafë Thanës ta realizojmë gjatë kësaj kohe. Ne do të ikim në datën 2, do të qëndrojmë në Korçë dhe të nesërmen do të kthehemi në Tiranë”, ka pohuar deputetja Felaj.

Kontrolli do të zgjasë dy muaj
Deputetja Felaj ka pohuar se inspektimi mund të zgjasë dy muaj. “Në teori, të gjitha vizitat mund të bëhen edhe për dy muaj, por ne kemi planifikuar që ditët që nuk do të kemi mbledhje të bëjmë një vizitë në njërën nga pikat kufitare. Pikat që i kemi më afër do t’i bëjmë brenda ditës, kurse në pikat e largëta, Kakavi, QafëBotë dhe Qafë-Thanë do të qëndrojmë nga një natë. Po, edhe në Kukës. Ndërkohë, është biseduar që të shkojmë edhe në Muriqan. OSBE-ja ka marrë përsipër dhe është në tratativa që, me rastin e shkuarjes sonë në Muriqan, ne të mund të zhvillojmë një takim në Tivat me Komisionin e Sigurisë atje. I thashë këto për të ditur nëse jemi dakord në parim me këtë plan, kurse për sa u përket datave, ato do të varen nga angazhimet që do të kemi”, ka pohuar Felaj.

Raport me sugjerime
Në fund të kontrollit në pikat kufitare, deputetët e dy komisioneve parlamentare do të përgatitin një raport me sugjerime dhe propozime, në varësi të konstatimeve. “Vizitat e tjera përgjithësisht janë planifikuar në datat që u takojnë ditëve të marta dhe të mërkura. Vetëm vizita në Qafë Botë do të bëhet të hënën dhe të martën. Ne kemi menduar që të nisemi pas mbledhjes së grupit, nëse do të ketë mbledhje grupi, pra, të mos nisemi menjëherë dhe t’i bëjmë të dyja vizitat, si në Kakavi edhe në Qafë Botë. Në fund, pasi t’i kemi parë të gjitha pikat e kalimit kufitar, portin dhe aeroportin, të dalim me një raport pune me sugjerime apo vërejtje sipas gjërave që ne do të konstatojmë në vend”, ka pohuar Felaj.

Deputetët që do të bëjnë kontrollin sipas komisioneve
Komisioni i Sigurise
Ermonela Valikaj
Flamur Noka
Pjerin Ndreu
Xhemal Qefalia
Paulin Sterkaj
Anduel Xhindi
Vullnet Sinaj
Luan Duzha
Elona Hoxha
Sadi Vorpsi
Luan Harusha
Xhemal Gjunkshi
Ervin Salianji
Anton Frrokaj
Myslym Murrizi
Isuf Çelaj
Luan Rama
Endrit Braimllari

Komisioni i Veprimtarive Prodhuese
Eduard Shalsi
Florion Mima
Besnik Baraj
Ilir Beqaj
Gjetan Gjetani
Rrahman Rraja
Eglantina Gjermeni
Andrea Marto
Rakip Suli
Tatiana Nurçe
Ilir Ndraxhi
Endri Hasa
Lorenc Luka
Izmira Ulqinaku
Hekuran Hoxhalli
Robert Bitri
Agron Çela
Lefter Koka
Dritan Bici

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?