Krimi në 3 muaj, INSTAT: 'Skifterët' bëjnë kërdinë, rritet numri i banesave dhe bizneseve të vjedhura

26 Tetor 2018, 17:52| Përditesimi: 26 Tetor 2018, 18:12

  • Share

Droga, vjedhja e banesave, vjedhja e aktiviteteve tregtare janë ndër krimet që përgjatë tremujorit të tretë të 2018 kanë shënuar rritje. Ndalur tek vrasjet ato janë 14 persona një më shumë nga 13 persona të vrarë në të njëjtën periudhë të 2017-ës përfshirë muajt korrik-gusht-shtator. Këto shifra janë bërë publik nga Instituti i Statistikave në buletinin e statistikave të krimeve, ku rezulton se janë shënuar 9579 vepra penale në total me një rënie krahasuar me 2017. Por numri i vrasjeve është më i lartë, krime këto të kryera me dashje.

Veprat penale për korrik-shtator 2018, krahasuar me një vit më parë

Një rënie është shënuar në veprat penale krime kundër pasurisë me 29 të tilla dhe 7 më pak në 2018 krahasuar me një vit më parë, përfshirë këtu vjedhje me dhunë dhe vjedhje me pasojë vdekjen. Ulje kanë pësuar dhe krimet seksuale ndërsa krimet në fushën e drogës janë rritur me 4.6% krahasuar me një vit më parë në total me 641 vepra në tremujorin e tretë të 2018. Përfshirja e individëve në narkotrafik është 669 autorë me një rritje kjo krahasuar me një vit më parë.

Ndërsa vjedhja e bizneseve të konsideruara lokale tregtie ka pësuar një rritje me 36 % thuajse afro dyfish krahasuar me një vit më parë. Edhe krimet që lidhen me vjedhjen e banesave kanë shënuar rritje me 15 % përkthyer në shifra me 321 vjedhje banesash. Ulje të veprave penale janë shënuar në qarkullimin rrugorë ku janë 596 të tilla 13 % më pak se tremujorin e 2017-ës.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • adi: 27/10/2018 00:27

    po normale ky i mbylli te gjitha ca do bejn njerzit e dale dale se ku do vej akoma

    Përgjigju
    • Vlorë: 27/10/2018 09:20

      Mbase te hyjn dhe ty në shtëpi të të vjedhin motrën e maman që thua ca do bëjnë o plehrë, po pse me mendjen tënde ata mijëra të tjerë që nuk po vjedhin banesa si po ja bëjnë?? M*t njeri qe je o adi.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?