Ngjarja e Kosovës që ka të bëj me krimin në familje mos i ndodhtë askujt dhe sigurisht është një ngjarje e rëndë, shumë e rëndë. Krimet në familje, ose vetë krimi si formë devijance është shumë i vështirë për tu interpretuar... kërkon një studim shumëdimensional e përsëri përfundimet mund të jenë relative, sepse nuk janë shkenca ekzakte ku dihet se 2 plus 2 bëjnë katër. Krimi apo devijanca sociale nuk ka lidhje me kombësinë apo edhe me gjininë.
Pas ngjarjes së krimit në familje në Kosovë që vazhdon akoma të jetë në fazën e hetimeve pa pasur një përfundim apo vendim nga ana e drejtësisë, kam lexuar lloj-lloj komentesh, teorish e madje edhe nga ata që e konsiderojnë veten si profesor të shkencave sociale duke e lidhur me faktin e gjinisë se burrat na lexokan më me pak se gratë, se burrat na qendrokan më shumë nëpër kafe ose duke parë futboll. Mashkulli shqiptar, sigurisht pa përjashtuar edhe rolin e gruas është një figurë e rëndësishme dhe e sakrificave të mëdha duke marr detin me gomone e malet në këmbë duke emigruar e duke tentuar për të garantuar një jetë më të mirë për gjithë familjen.
Mashkulli shqiptar është ai që ka sakrifikuar dashurinë për familjen duke qëndruar larg, duke jetuar në kushte të vështira, por duke ju dërguar të holla që vajzat e djemtë e tij të rriten, të shkollohen e të kenë mundësi më të mira jetese. Nuk e di se në cilën pjesë të shkencave sociale qëndrojnë këto përfundime dhe po ashtu nuk arri të bej dot lidhjen e këtyre përfundimeve me ngjarjen në fjalë.
Gjithmonë kam qenë dhe mbetëm i idesë që të jemi të kujdesshëm sa herë ka krim e sidomos krim në familje. Ndoshta, duhet të mësohemi të jemi më të duruar e të presim përfundimet dhe vendimet e institucioneve kompetenteve përpara se ne të përrallisim.
Ngjarja e krimit në familje në Kosovë, për fatin e keq është një vazhdimësi e krimeve familjare që kanë ndodhur në shoqëri primitive e vazhdojnë, për fa të keq të ndodhin edhe në shoqëri të avancuara. Shpesh psikika njerëzore e prirur për devijance për shkak të natyrës së saj, jo gjithmonë kuptohet përmes shpjegimeve e analizave dhe jo gjithmonë këto të fundit na dërgojnë tek e vërteta. Shumë ngjarje, akte kriminale apo devijanca sociale ndodhin për shkak të “Raptusit” ose shpesh edhe për rrethana të tjera. Sigurisht ngjarja e rendë në Kosovë nuk është një goditje ndaj shoqërisë kosovare apo ndaj mashkullit kosovar.
Nuk lejohen përgjithësimet në shkencat sociale e këtë më së miri na e mëson "harku i dijes" përmes intuicionit dhe deducionit. Nëse nuk jenë profesionistë dhe nëse nuk janë gjake-ftohtë në analizat te tyre është më mirë për viktimat dhe për vetë shoqërinë të heshtin të gjithë ata që kanë që nga ngjarja e deri më sot që komentojnë e aludojnë për gjithçka dhe mbi gjithçka.