Një krim i rëndë në një familje shqiptare ka ndodhur në Greqi ditën e sotme (22 gusht), ku ndërtuesi Pandeeli Nakoleci dyshohet se masakroi për vdekje me thikë pas sherrit bashkëshorten e tij 36-vjeçare dhe më pas u arratis.
Policia greke u vu në kërkim të tij dhe deklaroi se ngjarja e rëndë ndodhi në pallatin ku jetonin, në Volos dhe në sy të fëmijëve.
Në lidhje me këtë krim të rëndë, ka folur sot edhe daja i autorit në Korçë, Jetnor Lumani, teksa gazetari i Report Tv, Armand Braho, ka siguruar edhe deklaratën e tij.
“Atë e bëri si të tërë, e bëri për mirë a për keq ai aq kuptovi aq bëri. Ne e morëm vesh nga televizori dhe u detyruam që erdhëm tek motra jonë. Ne nuk dimë asnjë gjë, nipi përderisa e bëri këtë gjë, e bëri me vetdije nuk e bëri pa vetdije. Kanë pasur apo jo probleme nuk e di. Nëse nipi më sheh, unë i them që të dorëzohet, të tregojë për çfarë arsye e bëri, duke mos ulur kështu as kokën e fëmijëve”, tha ai.
I pyetur nëse familja kishte probleme të shëndetit mendor siç raporton media dhe policia greke, e që mund të jenë bërë shkak për krimin e rëndë, ai shprehet se:
“Po, është e vërtet ka pasur probleme të shëndetit mendor, se këtu në Shqipëri njihet që ka marrë KEMP, ka qenë i kartelizuar”.
Nakoleci akuzohet se vrau nënën e 4 fëmijëve të tij pas një grindjeje t radhës në familje.
Komente
