21 janari është në fazën e hetimit paraprak. Kreu i SPAK, Altin Dumani u tha gazetarëve se është një prej dosjeve prioritare. Dumani u shpreh se kanë marrë në konsideratë edhe vendimin e Gjykatës së Lartë, si edhe atë të Strasburgut që e quajti krim shtetëror.
“Çështja është në fazën e hetimit paraprak. SPAK ka marrë në konsideratë edhe vendimin e Gjykatës së Lartë dhe Strasburgut. Prokurori është ai që vendos si do të hetoj dhe radhën se si do të merren në pyetje personat. Është një nga dosjet prioritare”, tha Dumani.
SPAK do të zbulojë rolin e ish-kryeministrit Sali Berisha, ish-ministrit të Brendshëm Lulzim Bashës, ish-kreut të Gardës Ndrea Prendit e të tjerëve në një prej ngjarjeve më të rënda në vendin tonë. 14-vjetori e gjeti 21 janarin me dosjen në duart e SPAK, pas urdhrit të Gjykatës së Lartë dhe një vendim të Strasburgut që e quajti qartë krim shtetëror.
Deri më tani prokurorët kanë marrë në pyetje ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, ish-drejtorin e policisë së shtetit Hysni Burgaj, zëvendësin e tij Agron Kuliçaj dhe deputeti i PS, Xhemal Qefaliaj.
SPAK ka regjistruar procedimin pernal për 3 vepra "Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer në bashkëpunim, kundër dy ose më shumë personave dhe në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, “Shpërdorim i detyrës”, e kryer në bashkëpunim dhe “Kryerja e veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, e kryer në bashkëpunim.
Nga vrasja e katër demonstruesve në bulevard (Ziver Veizi, Aleks Nika, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj) drejtësia ka zbardhur vetëm dy prej tyre, të Ziver Veizaj dhe Faik Myrtaj, për të cilët drejtësia shqiptare ka dhënë vetëm 4 vite burg në total për vrasje nga pakujdesia. Ndërsa mbeten ende pa autor vrasja e Aleks Nikës dhe Hekuran Dedës. Por të gjithë familjarët e katër viktimave kërkojnë që tanimë hetimit të zbulojë edhe funksionarët që urdhëruan për tu qëlluar me armë zjarri.
Lajmi kryesor:
Drafti i Kodit Penal/ Dumani: Ka nevojë për ndryshime, s’jemi përfshirë! Sekuestro celularësh pa vendim gjykate? Që sot do zbatojmë vendimin e Kushtetueses
SI.E./ReportTv.al
