Taulant Balla

'Kriminelët, kriminelët... PD i fut në listë’, Balla i bën thirrje Bashës: E turpshme, tërhiq kandidatin për deputet të dënuar për drogë

14 Mars 2021, 20:35| Përditesimi: 14 Mars 2021, 20:46

  • Share

Në listat e kandidatëve të PD për deputetë më 25 prill, shfaqen persona që kanë precedentë penale në të kaluarën e tyre. Një prej tyre është Rezeart Tusha i dëbuar nga Zvicra për trafik droge dhe kandidimi i tij për deputet në qarkun e Durrësit, ka trazuar jo vetëm politikën por dhe vetë PD.

Sekretari i përgjithshëm i PS, Taulant Balla ndërsa e quan këtë një shfaqje të turpshme, i bën thirrje PD-së ta tërheqë nga kandidimi.

“Kriminelët, kriminelët...”  PD i fut në listën e kandidatëve për deputetë. Partia Demokratike e cila i mban fshehur listat e kandidatëve, duhet të heqë dorë nga shfaqjet e turpshme dhe të tërheqë kandidatin e saj në Durrës, i dënuar për drogë në Zvicër”, shkruan Balla.

Rezart Tusha për të cilin bëhet fjalë, është renditur i 8-i në listën e PD në Durrës dhe rezulton të jetë në person problematik me ligjin. Në një dokument të lëshuar nga zyra për të huajt në federatën e Zvicrës, që i dërgohet ambasadës së Zvicrës në Shqipëri, njoftohet për ndalimin e hyrjes në Zvicër edhe Lihtenjshten për Tushën. Ky ndalim hynte në fuqi prej tetorit te vitit 1997 dhe nëse shkelej ka dënim me burg për një vit. Rezeart Tusha është prej disa kohës kryetar i PD në Shijak dhe pak ditë më parë Partia demokratike e regjistroi atë si kandidat për deputet në listën e qarkut të Durrësit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?