Autoritetet në Emiratet e Bashkuara Arabe kanë arrestuar lojtarin e Spartak Moskës, Quincy Promes, i cili është dënuar me gjashtë vjet burg në Holandë.
Ish-lojtari i kombëtares holandeze, Quincy Promes duket se e ka humbur lojën e tij të fshehjes nga drejtësia dhe tejkalimit të afateve me autoritetet gjyqësore holandeze, pasi u arrestua dje në Dubai me kërkesë të prokurorisë holandeze, ku me sa duket ka vlerësuar gabim sigurinë e tij duke menduar mos-ekstradimin e mundshëm në Holandë.
Promes, futbollist i Spartak Moska, u dënua me gjashtë vjet burg në mungesë nga një gjykatë holandeze për pjesëmarrje në trafikimin e deri 1360 kilogramë kokainë dhe më parë ishte dënuar me 18 muaj burg për plagosjen e rëndë me thikë të një kushëriri të tij.
Prokuroria Publike Holandeze njoftoi se Promes u arrestua në bazë të një njoftimi të kuq të lëshuar për të nga Interpoli. Një njoftim i kuq parashikon arrestimin ose ndalimin e përkohshëm të personave të kërkuar, gjë që mund të çojë në ekstradim të mundshëm.
“Personi i arrestuar ndodhej në Dubai dhe në bazë të përpjekjeve të organeve kompetente në të dyja vendet është caktuar masa e ndalimit. Për momentin për shkak të ndjeshmërisë së hetimeve nuk ka ende informacione shtesë”, njoftoi Prokuroria Publike në Holandë.
'Krimineli më i famshëm mes futbollistëve', kështë thonë mediet në Holandë.