Krimineli nazist më i vjetër dënohet me 5 vite burg, akuzohet se ndihmoi në vrasjen e 3518 personave në kamp! I moshuari: S’kam lidhje, kam qenë fermer

28 Qershor 2022, 20:32| Përditesimi: 28 Qershor 2022, 20:55

  • Share

Krimineli nazist më i vjetër, Josef S është dënuar me 5 vite burg me akuzën se ka kontribuuar me vrasjen e mijëra të burgosurve në kampin Sachsenhausen afër Berlinit. 101 vjeçari u shpall fajtor për ndihmë dhe nxitje të vrasjes së 3518 personave. Ai ka mohuar gjithnjë akuzat se ka qenë roje në kampin nazist e për këtë arsye mbrojtja ka bërë me dije se do të apelojë vendimin.

"Unë nuk e di pse jam ulur këtu”. Unë me të vërtetë unë nuk kam pasur asnjë lidhje," tha Josef S në deklaratën e tij përmbyllëse në prag të vendimit.

Dhjetëra mijëra njerëz vdiqën në Sachsenhausen gjatë Luftës së Dytë Botërore nga uria, puna e detyruar, eksperimentet mjekësore dhe vrasja nga nazistët. Më shumë se 200,000 njerëz u burgosën atje, duke përfshirë të burgosur politikë, si dhe hebrenj, romë dhe sinti (ciganë).

Sipas BBC, Gjykata tha se pavarësisht nga pretendimet e tij, ka prova se ai kishte punuar në kampin e përqendrimit për rreth tre vjet që nga viti 1942.

"Ju e mbështetët me dëshirë këtë shfarosje masive përmes okupimit tuaj," tha ai.

Vënia përballë drejtësisë të Josef S u bë në vitin 2011, kur ish-roja SS John Demjanjuk u shpall fajtor. Dënimi i i tij nxiti një heti  mbi të gjithë individët që janë gjallë dhe kanë punuar në kampet nazistet.

Josef S nuk është identifikuar plotësisht në Gjermani për shkak të ruajtjes së privatësisë dhe reagimeve që mund të ketë në opinionin publik. Ndonëse emri dhe detajet e lindjes së tij ishin dhënë në dokumentet e një roje SS, ai pretendoi se nuk kishte qenë në kamp dhe në vend të kësaj kishte punuar si punëtor ferme.

Ai nuk ka gjasa të vuajë dënimin pasi Gjykata më e lartë e Gjermanisë së pari do të duhet të vendosë nëse do të lejojë apelimin e tij dhe kjo do të zgjasë disa muaj.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?