Bota

Krisafi për Report Tv: Europa po armatoset ndaj Rusisë, ndërsa ukrainasit e mbështesin më shumë Zelenskyn përballë sulmeve të Trump

17 Mars, 19:38| Përditesimi: 17 Mars, 20:41

  • Share

Ledion Krisafi, eksperti i çështjeve ndërkombëtare i ftuar në ‘Studio Live’ të Arbër Hitaj ka komentuar zhvillimet e fundit të luftës Ukrainë-Rusi. Krisafi ka dhënë shifrat zyrtare sipas njoftimeve të shtabeve të përgjithshme të dy ushtrive, që janë zbardhur në mediat qëndrore, se numri i ushtarëve të vrarë të identifikuar ka shkuar deri në 234.000 mijë ushtarë. Sipas Krisafit deri në fund të luftës numri i viktimave mund të shkojë deri në 400 mijë.

Nga ana tjetër eksperti i çështjeve ndërkombëtare ka shpjeguar dhe zhvillimet e politikes së brendshme në Ukrainë. Sipas tij, duke iu referuar sondazheve ndërkombëtare, Zelensky është shumë i dashur brenda popullit të tij kur i shtohet edhe më shumë sulmi nga amerikanët. Nga ana tjetër, Krisafi thotë se Musk dhe Trump nuk e njohin realitetin e luftës në këto territore.

Hitaj: Ledion sa viktima ka kushtuar deri tani ?

Krisafi: Unë dua t;i referohem të vërtetuarve. Janë 100.000 mijë ushtarë rusë që janë me emër mbiemër. Nga Ukraina janë 134.000 mijë ushtarë të vërtetuar. Por ka dhe një pjesë të humbur dhe të pagjetur. Unë kam përshtypjen që shumica e të vrarëve kanë ndodhur në beteja urbane. Betejat urbane kudo në botë janë shumë të vështira. Nuk është çudi të jenë 400 mijë të vdekur deri sa të mbaroi lufta. Rusia e ka më lehtë ta përballojë këtë luftë, sepse ka përdorur të burgosurit. Rusia ka dhënë shifra të mëdha për të luftuar në Ukrainë, edhe ka shumë ushtarë vullnetarë. Në momentin që një ushtar rus vdes në Ukrainë, familja merr shumë të ardhura.

Nga ana tjetër eksperti i çështjeve ndërkombëtare ka shpjeguar dhe zhvillimet e politikes së brendshme në Ukrainë. Sipas tij, duke iu referuar sondazheve ndërkombëtare, Zelensky është shumë i dashur brenda popullit të tij kur i shtohet edhe më shumë sulmi nga amerikanët. Nga ana tjetër, Krisafi thotë se Musk dhe Trump nuk e njohin realitetin e luftës në këto territore.

Hitaj: Çfarë po ndodh me politikën në Ukrainës?

Krisafi: Sa më shumë e sulmojnë amerikanët aq më shumë e duan ukrainasit. Pra sa më shumë amerikanët sulmojnë Zelenskyn aq më shumë nuk e duan Trump. Sondazhi i fundit vërteton se Zelensky është shumë përpara në sondazhe dhe do të fitonte sërish. Në tërësi politika ukrainase shkon që ‘përsa kohë ka luftë, nuk kanë zgjidhje’. Për momentin pozitat e Zelenskyt brenda Ukrainës janë shumë të forta. Trump dhe Musk nuk e dinë çfarë po ndodh në Ukrainë.

Krisafi ka folur dhe për armatimin e Europës, duke thënë se kontinenti i vjetër është duke kryer procesin e riarmatosjes.

Hitaj: Si është Europa në raport me këtë zhvillim?

Krisafi: Europa po riarmatoset dhe ky ishte hapi i parë që erdhi pas luftës. Kancelari gjerman i sapo ardhur ka premtuar shumë fonde për armatime. Nga ana tjetër Europa po punon shumë që mos të ketë një paqe të keqe. Europa pavarësisht se nuk është fuqi ushtarake për momentin, ajo për dy vite nëse armatoset bëhet një fuqi e madhe. Europa duhet të armatoset sepse Rusia kur e teston Europën në Estoni, ata duhet të jenë gati.

A.Q/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?