Basha nuk harron mjekët në urimin për Pashkët, poston foton e lepurushëve përgatitur nga vajzat e tij

19 Prill 2020, 09:31| Përditesimi: 19 Prill 2020, 10:12

  • Share

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale ka uruar të gjithë besimtarët ortodoksë 'Gëzuar Pashkët'. Basha urimin e ka lidhur edhe me situatën aktuale, duke mos lënë pa përmendur mjekët dhe infermierët, të cilët sipas kryetarit të opozitës janë të parët që përballen me koronavirusin.

"Me urimin tradicional "Krishti u ngjall" dhe këtë foto të lepurushëve të Pashkëve përgatitur nga vajzat e mia, ju urojmë familjarisht të gjithë besimtarëve ortodoksë, nga mot Gëzuar! Sot, urimet dhe lutjet tona të para, janë për të gjithë anëtarët e familjes tonë të madhe që përballen me virusin dhe pasojat e tij, për mjekët dhe infermierët tanë kurajozë e të palodhshëm, për të gjithë ata që shërbejnë me sakrifica të mëdha për të na mbrojtur dhe ndihmuar, për të gjithë shqiptarët në nevojë dhe shtrëngesë, për shërbëtorët e Zotit që me lutjet e tyre sjellin paqe e shpresë në shpirtin e çdokujt. Zoti ju bekoftë ju dhe familjet e të dashurit tuaj! Zoti e bekoftë Shqipërinë!", shkruan Basha.


Lajmi kryesor:

Pashkët ortodokse në kohë koronavirusi, politika shqiptare uron për paqe e reflektim


Ne.k.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?