Kisha e Shën Gjergjit ka pritur qindra besimtarë, të cilët kanë ndjekur në mëngjesin e sotëm meshën e mbajtur për lindjen e Jezu Krishtit, Birit të Perëndisë.
Hirësia e tij, Mitropoliti i Fierit dhe Apollonisë, Imzot Nikolla, në mesazhin e tij drejtuar besimtarëve dhe gjithë komunitetit, ka përcjellë urimin gëzuar Krishtlindjet, duke u dëshiruar më shumë mirësi dhe mbarësi në çdo familje të besimtarëve.
Qindra besimtarë, ndërkohë, kanë uruar "Gëzuar Krishtlindja", duke e ndarë këtë gëzim me të gjithë komunitetin e besimeve të tjera. Krishtlindja është një ditë ku dashuria flet me gjuhën e saj të vërtetë dhe urrejtja sfidohet.
Lindja e Jezu Krishtit, Birit të Perëndisë, simbolizon dashurinë e Zotit për njeriun, për të cilën Ai erdhi mes nesh. Dhe kjo dashuri kërkohet të mbretërojë kudo në tokë, në të gjithë njerëzimin.
Lajmi kryesor:
Kremtohet Krishtlindja! Katedralja e 'Shën Pali' e 'Ngjallja e Krishtit' plot me besimtarë! Njerëzit po i kthehen besimit! Imzot Dodaj: Të edukojmë të rinjtë! Kryepiskopi Anastas: Jo urrejtjes
SI.E./A.Q/ReportTv.al
