Besimi që ka te Krishti, e ka detyruar Pjetër Laçin të sfidojë peshën e viteve, por dhe frikën nga Covid-19 e ti drejtohet katedrales së "Shën Nikollës".
80-vjeçari tregon se në moshën 9-vjeçare i kishte ikur goja dhe sapo ka vizituar kishen e "Shna Ndout" në Laç është shëruar, ndaj nuk u ndahet ritualeve fetare.
"Unë kam qenë i sëmurë në fakt, më fal që po të tregoj historinë time. Jam sëmurë në oborr të shtëpisë në fshat kam qenë në fshat. Më ka shëruar kisha e Laçit. Kam shkuar atje dhe jam shëndoshur. Mu merrte goja, asnjë lloj emri as babë as nënë as ujë", tha Pjetër Laçi, besimtar.
Besimtarë të grupmoshava të ndryshme i janë drejtuar katedrales në vigjilje të Krishtlindjes. Lutjet shkojnë më së shumti për kalimin e kësaj situatë të pazakonte.
"I lutemi të madhit zot me na ndihmu e të na ruajë. Na ka rënë ky grip, dhe na shpëtuar i madhi zot. I lutem zotit natë e ditë. Më kanë vdekur 3 fëmijë", tha një qytetare.
"Unë lutem për fëmijët e mi në rradhë të parë dhe pastaj për të gjithë njerëzimin. Vij shpesh në kishë dhe besoj. Kam besim", shtoi një tjetër.
"Ne jemi çorientuar. Falenderoj zotin që vij në këtë kishë dhe lutemi për të gjithë njerëzimin, për të gjithë njerëzimin dhe emigrantët", vijoi dikush tjetër.
Për të shmangur grumbullimet e njerëzve në katedralen e "Shën Nikollës" në Lezhë mbahen dy mesha të shenjta për festen e Krishtlindjes.