Kartolinat e urimit

Politikë

'Gëzuar Krishtlindjet', kartolina e krerëve të shtetit, politikës e ndërkombëtarëve për të krishterët! Begaj: Të reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit

25 Dhjetor 2024, 08:09| Përditesimi: 25 Dhjetor 2024, 10:56

  • Share

Krerët e shtetit dhe politika përcollën sot urimet e Krishtlindjes për të gjithë besimtarët e krishterë me kartolina virtuale të postuara në rrjetet e tyre sociale.

Presidenti Bajram Begaj urimin e përcolli me një kartolinë të shkruar me shkrim dore

"Krishtlindja, na fton të ndalemi për një çast e të reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit: dashurisë, solidaritetin, mirëkuptimin dhe faljen’

Kryeminstri Edi Rama si kartolinë zgjodhi një ikonë të saporestauruar, që vjen si dëshmi arti dhe besimi që prej shek. XVII.

Ndërsa Kryetari i PD-së, Sali Berisha zgjodhi një foto të tij së bashku me bashkëshorten.

Bekimet e kësaj nate, për ju dhe më të dashurit tuaj miq!

Presidenti do të përcjellë urimet e tij per Krishtlindjen edhe pranë autoriteteve fetare. Edhe kreu i PD-së pritet të shkojë për vizitë urimi tek Katedralja Katolike ku do të pritet nga Imzot Arjan Arqipeshkëvi I Kryedioqezës Metropolitane Tirane- Durrës.

Urimet nuk kanë munguar as nga ndërkombëtarët. Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri përmes një postimi në rrjete sociale ka uruar një Krishtlindje të gëzuar për të gjithë besimtarët e krishterë.

Edhe Ambasada e SHBA në Tiranë, ka uruar të gjithë besimtarët për të pasur festa sa më të gëzuara. 

'Gëzuar Krishtlindjet nga Ambasada e SHBA në Tiranë! Ju urojmë të gjithëve një sezon të mrekullueshëm festash të mbushura me gëzim', thuhet në postim. 

 
 
 
 

S.G/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?