Kryeministri britanik, Boris Johnson

Bota

Krishtlindje në pandemi, Johnson: Marrja e vaksinës anti-COVID, dhurata më e bukur që mund t’i bëni njerëzve të dashur

24 Dhjetor 2021, 11:07| Përditesimi: 24 Dhjetor 2021, 11:10

  • Share

BRITANI E MADHE- “Marrja e vaksina kundër COVID-19 është dhurata më e mrekullueshme që mund t’i bëni njerëzve tuaj të dashur për Krishtlindje”, ky është mesazhi i kryeministrit britanik, Boris Johnson në mesazhin e tij vjetor sezonal.

Ai theksoi faktin se vaksina tregon dashurinë për të afërmit dhe fqinjët, pasi “luftën” e pandemisë vetëm përmes saj mund ta fitojmë.

“ Ky është në fund të fundit edhe mesazhi i Jezu Krishtit, t'i duam fqinjët tanë ashtu siç duam veten.", tha kryeministri.

Në Britaninë e Madhe 82% e qytetarëve mbi 12 vjeç kanë marrë 2 dozat e vaksinës, ndërsa 55% kanë marrë edhe atë përforcuesen.

Në fillim të këtij muaji, qeveria njoftoi se po përshpejtonte fushatën përforcuese në Britani për shkak të përhapjes së variantit Omicon.

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Besoni se qeveria Rama 4 do të përmbushë pritshmëritë e qytetarëve?