Krishtlindjet/ Massafra: Shteti ka bërë gabim për masat, duhet të ishin konsultuar dhe me ne! Pandemia ka rritur varfërinë, pushtetarët të kthejnë sytë nga populli

23 Dhjetor 2020, 16:58| Përditesimi: 23 Dhjetor 2020, 17:05

  • Share

Kisha katolike në Shkodër po përgatitet prej një muaji për festën e Krishtlindjes. Arqipeshkvi i Shkodrës Monsinjor Angelo Massafra në një intervistë për Report Tv ka folur gjerësisht për rëndësine e festës më të madhe për të krishterët, por fillimisht është ndalur tek kritikat ndaj komitetit te ekspertëve.

"Pa sakrificë nuk mund të arrihet asgjë, por shteti ka bërë një gabim të madh. Ka ndryshuar pak ditë përpara festës së Krishtlindjes, një vendim pa u konsultuar më parë me ne. Shteti nuk mund ta bëjë atë pa u konsultuar më parë me ne. Dëgjova dhe zëvendësministren që tha se nuk dinte asgjë. Nuk mund të shfajësohet" - tha Massafra.

Masafra kërkoi nga pushtetarët të kthejnë sytë nga populli, i cili i ka zgjedhur për t'i shërbyer, pasi sot në Shqipëri ka vetëm pak njerëz të pasur ndërkohë që pandemia ka shtuar varfërinë.

"Pasuria nuk shpërndahet si duhet. Një përqindje e madhe janë tepër të pasur, ndërsa të tjerët janë në mjerim. Në këtë pandemi, pandemia na ka goditur të gjithëve. Shteti ka për detyrë që t'i hedhë një sy të gjithëve" - tha Massafra.

Kisha katolike në këtë 30 vjetor të lirisë së besimit ka përmbyllur edhe procesin e shenjtërimit të martirëve, një vendim që pritet të  formësohet së shpejti nga selia e shenjtë.

"Për këtë ne kemi bërë museumin tonë, kemi punuar dhe vijojmë të punojmë për martirët" - u shpreh Arqipeshkvi.

Në vigjilje të krishtlindjeve, Monsinjor Massafra ka uruar besimtarët e krishterë me vargjet e të shenjtës Nënë Tereza.

"Është Krishtlindja kur t'i i buzëqesh vëllait e ja jep një dorë. Është Krishtlindje sa herë që ti je në heshtje për të dëgjuar tjetrin, është Krishtlindje që sa herë ti pranon gabimet e tua se askush nuk është i përsosur. Këtë i uroj të gjithëve, që të gjithë të jetojnë kështu" - tha së fundmi Massafra.

E.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Xhaxhi: 23/12/2020 18:34

    Ske faj ti padre, duhet të ngjallet Enveri ose të vij ndonjë që i ngjan vetëm pak dhe e mer vesh sesa gabim bën shteti kur nuk ju konsulton.

    Përgjigju
  • Elona: 23/12/2020 18:27

    Edhe në Vatikan, në fakt, me siguri këshillohen me Papën para se ekspertët të vendosin për masat e jashtëzakonshme në kohë pandemie!!!! Deklaratë krejt e papërgjegjshme e këtij drejtuesi klerik!

    Përgjigju
  • dibran: 23/12/2020 17:36

    Gjithmone keni pare "hallet" e popullit,por para kesaj keni pare ......ARKEN E KISHES!!!!!!

    Përgjigju
    • kasapi: 23/12/2020 18:37

      Pse cfare te duket vetja o prift qe shteti duhet te konsultohet me ty. Pse sa prifta ka Shqipria shteti duhet te konsultohet me te gjithe? Futja kot o prifti mendjendritur!

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?