Begaj me Kryepeshkopin Anastas dhe Arqipeshkvin Dodaj

Krishtlindjet, Presidenti Begaj në Kishën ‘Shën Pali’ me Imzot Arjan Dodajn dhe ‘Ngjallja’ me kryepeshkopin Anastas: Kjo ditë na afron me njëri-tjetrin

25 Dhjetor 2022, 14:20| Përditesimi: 25 Dhjetor 2022, 14:25

  • Share

Me rastin e festës së Krishtlindjes, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka zhvilluar sot vizita të veccantë në Katedralen Katolike në Tiranë, ku u takua me Imzot Arjan Dodaj, Arqipeshkv i Kryedioqezës së Tiranë-Durrësit, si dhe në Katedralen Ortodokse ‘Ngjallja e Krishtit’ ku u takua me Kryepeshkopin Anastas Janullatos.

Presidenti Begaj përcolli urimet më të mira për këtë ditë të shënuar për të gjithë besimtarët. Gjatë takimit me Imzot Dodajn, Presidenti Begaj riktheu në vëmendje takimin me Papa Françeskun disa ditë më parë në Vatikan.

“Papa Françesku është një mik i madh i shqiptarëve ndaj i përcolla ftesën për të vizituar sërish Tiranën. Mesazhet e tij për një botë në paqe ku të gjithë duhet të jemi më solidar, padyshim kanë rezonancë kudo në botë, ashtu sikundër edhe në Shqipëri. Thirrja  e djeshme, ku Ati i Shenjtë kërkoi nga njerëzit që të bëjnë diçka të mirë për të risjellë shpresën, mendoj se vjen e fortë për të gjithë besimtarët e krishterë dhe jo vetëm,” tha Presidenti.

Ndërsa në takimin me Kryepeshkopin Anastas Janullatos, Presidenti i Republikës Bajram Begaj tha se dita e Krishtlindjes na rikthen te njëri-tjetri dhe te dëshira për të qenë të bashkuar, për të sjellë dhe kultivuar paqe, bashkëpunim e solidaritet, për t’u kujdesur për tjetrin me dëshirë e dashuri.

“Kjo festë, na rikujton se thjeshtësia dhe përulësia janë vlera njerëzore dhe virtyte të çmuara që i shërbejnë paqes dhe harmonisë në familje e komunitet dhe nxisin prosperitetin mes popujve. Dashuria për njëri-tjetrin duhet të mbizotërojë, sepse vetëm ajo e bën botën një vend më të mirë për të gjithë”, tha Presidenti.

 Në fund të takimit, Presidenti Begaj uroi dhe njëherë Kryepeshkopin Janullatos dhe të gjithë besimtarët ortodoksë për festa sa më të gëzuara.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gjergj: 25/12/2022 16:20

    Edhe nè Gèrrqi, vèndlindja e Ananasit, kèshtu festohen tè gjitha festat e feve tè ndryshme. Iu bashkohen kishat, xhamijave, ortodoksèt, myslimanève dhe anasjelltas. Gjithsecili ka tè drejtèn tè mèsojè gjuhèn e tè parève nè shkolla, tè garantuara nga kushtetuta dhe tè toleruara dhe pranuara nga shumica. Gèrrqia, èshtè shtet demokratik ore, ka shumè kulturè ai vènd. Shqiptarèt, kènaqen nè Çamèri atje. Pyetini, ka akoma prej tyre qè kanè pèrjetuar atè dashuri ananasèsh atje. Aq mbresèlènèse ajo dashuri saqè çamèt nuk shkojnè dot mè, as tè shohin shtèpitè e tyre atje. E kuptoni se sa mbrapa jemi ne shqiptarèt?

    Përgjigju
    • Gimi: 25/12/2022 20:56

      Shqiperine or lum Miku e Kane kapur kucedrat ,e ka blere serbi dhe greku ,nuk ka me shqitare ne shqiperi por serb e grek

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?