Foto ilustruese

Kronikë
Top 24

Krishtlindjet/ Stabilizohet situata me energjinë elektrike në vend, rikthehen dritat në Lezhë, Krujë dhe Korçë

25 Dhjetor 2018, 10:51| Përditesimi: 25 Dhjetor 2018, 13:06

  • Share

Stabilizohet situata me energjinë elektrike në Lezhë, Krujë dhe Korçë. Mbrëmjen e djeshme në këto qytete në vigjilje të Krishtlindjeve pati probleme me energjinë. Sipas OSHEE, shkak për ndërprerjen e energjisë është bërë dëmtimi i një fidri kryesor.

Mungesë energjie pati dje edhe në Krujë. Me ndërhyrjen e punonjësve të OSHEE-së, defekti u rregullua dhe energjia u rikthye në të gjithë qytetin e Krujës.ndërkohë që në Korçë, shkak për ndërprerjen e energjisë elektrike është bërë dalja nga puna e transformatorit të nënstacionit në Korçë.  Probleme me energjinë elektrike ka ende në Bilisht, ku pritet të bëhet zëvendësimi i transformatorit. Dardha, Voskopoja dhe qyteti i Korçës janë aktualisht me energji elektrike.

Punonjësit e OSHEE të mbështetur nga disa brigata, kanë shkuar dhe kanë vendosur një transformator të ri. Energjia në zonat rurale ku ishte ndërprerë është rikthyer dhe po punohet edhe për vendosjen e transformatorit të dytë, proces ky që zgjat 48 orë.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?