Evi Kokalari dhe Sali Berisha

Krisja e marrëdhënies me Evi Kokalarin, Lela: Mbështetësit e Bashës presin që amerikanët të shmangin Berishën ose të këpusë qafën nga jeta

5 Tetor 2022, 12:44| Përditesimi: 5 Tetor 2022, 13:14

  • Share

Zëdhënësi i zyrës së shtypit të Sali Berishës, Alfred Lela ka reaguar për kritikat e Evi Kokalarit për manipulim të votave në zgjedhjet për kryetarin e FRPD. Sipas tij, mbështetësit e Bashës i kanë varur shpresat tek Amerika dhe gjendja fizike e Berishës.

Me anë të një postimi në Facebook, Lela thotë se presin “që amerikanët të shmangin Berishën ose që ai të këpusë qafën nga jeta kur e shohin në shëndet të mirë.”

Atyre që i referohet si persona që nuk bëjnë punë e as kanë ide, i jep këshillën që të bëjnë ndonjë punë.

Reagimi i plotë

"Fakti që i janë qepur ‘stuhisë në status’ të Evi Kokalarit, si mjalti pas gishtit, dëshmon edhe më qartë tipologjinë socio-politike të mbështetësve të L. Bashës: një grusht burrash e grash, që bëjnë asgjë, por vazhdimisht thonë gjithçka. 

Dëshmon se nuk punojnë, por presin. Presin që amerikanët të shmangin Berishën. Kur e shohin që nuk u realizohet kjo zjarrmi e xhanit, presin që ai të këpusë qafën nga jeta; kur e shohin në shëndet të mirë e nalt-e-poshtë Shqipërisë, zemërohen dhe presin diçka tjetër. Çfarëdoqoftë.

Punë nuk bëjnë, ide nuk kanë, mbështetjen, ku thërret kijameti. Kështu që presin Godonë e pushtetit, të shfaqet për ta kurorëzuar të tyrin ‘man-in-ëaiting’ mu në majë të Shqipërisë. Sikur Shqipëria të jetë marrë ndonjëherë pa sakrificë. As Princi Ëilhelm Ëied, që e shoqëronin të gjithë topat e Europës nuk e mori dot.

Kështuqë, gëzojuni Evit, si adamër të vegjël apple-it të Jobs-it, por e kam një këshillë: bëni ndonjë punë ndërkohë që prisni një deus ex machina për liderin e dhe veten.

Zonja e zotërinj, sa prisni që të papunët t’ju zgjidhin punët: LABOREMUS", shkruan Lela. 

Një ditë më parë, Evi Kokalari, një nga mbështetëset kryesore të Sali Berishës pasi mori selinë e PD-së, duket se ishte zhgënjyer me drejtuesin e Rithemelimit të PD-së pasi i drejtonte gishtin duke e fajësuar për zgjedhjet brenda FPRD-së dhe manipulimet e kryera. 

Megjithëse procesi i zgjedhjeve të kreut të ri të FPRD-së së Rithemelimit ende nuk është zyrtarizuar, pasi mund të ankimohet, Sali Berisha ka ‘legjitimuar’ dje fituesin. Rezultati u kontestua pasi denoncimet për manipulime të procesit ishin të shumta.

Komento

Komente

  • tekniku: 05/10/2022 21:25

    Ja urojme me gjitheshpirt te kepuse qafen,boll te zeza i ka bere ketij vendi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?