Kryeministri Edi Rama tha sot në Kuvend se opozita jashtë parlamentit PD-LSI po zvarrit draftin për reformën zgjedhore që u ra dakord me propozimet për KQZ-në. Sipas Ramës, në tryezë u ra dakord që KQZ-ja të ishte e depolitizuar, por tashmë, shtoi si, PD-ja sjell propozime ekstravagante.
"Duhet të akomodoheni me idenë, që ka një marrëveshje për të adresuar rekomandimet e ODHIR-it. Ka të drejtë Murrizi që të dalë dhe të bëjë talljen e madhe, pasi është e kundërta e rekomandimit të ODHIR, por ja që është ODHIR ka dhënë OK-ej. Frika nga zgjedhjet është në barkun e Bashës. Tani vijnë me propozime ekstravagante për KQZ, edhe pse kemi rënë dakord që do të jetë e depolitizuar.
Tani cudia më e madhe është që jo në zgjedhjet e ardhshme vendore, por të përgjithshme, pra ata mendojnë se do të jenë në opozitë. Teknologjia sot në raport me kohën është e pamundur, por ne nuk duam të marrim asnjë përgjegjësi për këtë, jo u bë, jo s'u bë tenderi, le ta marrin dhe ta bëjnë vetë. Po u bë bukuri, po s'u bë mos kemi llafe. Edhe këtë thonë nuk e duam deri në zgjedhje, por me mandat të plotë. Zvarritja nuk ndihmojnë" tha ai.
Lajmi kryesor: