Beniada dhe Einxhel

Krisja me Einxhelin, Beniada sqaron raportin: Jam munduar ta kontaktoj, kam parë ftohje! Nuk e kam uruar as për shtatzëninë

3 Nëntor 2022, 21:20| Përditesimi: 3 Nëntor 2022, 21:23

  • Share

Beniada dhe Einxhel krijuar miqësi shumë të ngushtë brenda ambienteve të BBV por raporti i tyre pësoi krisje më vonë. Einxhel ka sqaruar se gjithçka erdhi prej komentit të nënës së Beniadës dhe kishte pritur kërkesë falje që nuk erdhi asnjëherë.

Ndërsa Beniada u shpreh se është munduar që në çdo dalje publike të bëjë kujdes në fjalët që përdor. Ajo tregoi se është munduar që të komunikojë por ka marrë përgjigje të ftohta, ndaj është tërhequr. Gjithashtu Beniada tha se nuk e ka uruar Einxhelin për shtatzëninë.

“Ne kemi qenë brenda kur kanë dalë fjalë e komente. Unë nuk mund të përfshij persona të tjerë në momentin që unë kam qenë brenda me të. E kam kërkuar, i kam dërguar mesazh, jam munduar në të gjitha intervistat të kem shumë kujdes me fjalët që përdor dhe jam kujdesur gjithmonë të mos them asnjë fjalë që mund të mërzit njeri.

Mendoj se në një shoqëri mund të ndodhë që dy persona të mërziten, por duhet të kemi shumë kujdes me fjalët që përdorim. Gjëja e bukur është që personat të flasin bashkë, nuk më pëlqen kur njerëzit flasin me të tjerët për mua. Unë kam qenë gjithmonë shumë e kujdesshme, mund të kem bërë gabime, sigurisht, por kur më kanë pyetur në transmetim për Einxhel, mund të kem qenë edhe unë e lënduar, prapë nuk e kam thënë asnjëherë, sepse dua të flas me vetë personin. Sepse nesër, pasnesër do të pajtohemi dhe ato fjalët që kemi thënë, ku shkojnë? Por sot unë jam shumë OK dhe e kam ditur që është shtatzënë sepse e kam parë te She’s On Top me fustanin e fryrë. Jam munduar të komunikoj, por kam parë nga ana tjetër një ftohje”, -është shprehur ajo në 'Wake Up'.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?