Futbollisti sllovak, Milan Skriniar ka vendosur të largohet nga Interi, por vetëm në fund të sezonit. Qendërmbrojtësi kroat ditë më parë pranoi se ka arritur marrëveshje me Paris Saint Germain, por që dy skuadrat nuk arritën të gjenin gjuhë të përbashkët për transferimin e tij në afatin kalimtar të janarit.
Ndeshjen e fundit Skriniar nuk luajti fare ndaj Atalantës, pasi deri në fund priti për një marrëveshje mes klubeve.
Megjithatë në fundjavë Skriniar do të rikthehet në fushë për Interin në derbin lokal ndaj Milanit.
Por pasi nuk e ka vazhduar kontratën me zikaltërtit, klubi ka marrë vendim që ai mos ta mbaj më shiritin e kapitenit.