Në kohën kur Kombëtarja humbi 2-0 kundër Çekisë në Ligën e Kombeve, Keidi Bare ishte në fushë për 60 minuta me ekipin e tij, Zaragozën në Ligën e Dytë në Spanjë.
Dyshimet për një krisje mes Bares dhe stafit të Kombëtares i shton edhe deklarata e Sylvinhos në datën 4 tetor. Trajneri u shpreh se Bare mungon për shkak se ka një dëmtim dhe kanë qenë në kontakt me stafin e Zaragozës.
"Kemi tre lojtarë të dëmtuar. Manaj ka pësuar një lëndim me ekipin e tij, kemi folur dhe nuk duam të rrezikojmë. E njëjta gjë edhe për Medon Berishën. Keidi Bare është dëmtuar kundër Elches dhe nuk ka luajtur. Kemi qenë në kontakt me mjekun e Zaragozës", thoshte Sylvinho më 4 tetor.
Përkundër fjalëve të trajnerit, Bare duket se jo vetëm që ka lënë pas lëndimin, por ka marrë edhe 60 minuta të premte (11 tetor) me ekipin e tij në fitoren 2-3 kundër Tenerifes në transfertë.
Fieraku e nisi titullar duelin, ndërsa për Sylvinhon ka pasur një lëndim. Kjo është hera e disatë që Bare nuk ftohet dhe duhet se ka një krisje mes palëve. Gjithsesi braziliani i stolit ka treguar se di t'i sheshojë marrëdhëniet dhe në shpeshherë është shprehur se "dera e Kombëtares është e hapur për këdo që e meriton".
29 ndeshje dhe 2 gola, kaq numëron Bare me fanellën kuqezi.
Edhe sikur krisja te jete e vertete,fjalet e Silvinjos jane per te ulur gjakrat e te sheshohen mosmarreveshjet.Mos i fryni "zjarit" te percarjes.
Përgjigju