Dardan Vuthaj kur prezantohej te Egnatia

Krisje te Egnatia, sulmuesi e mbyll pas tre muajsh dhe firmos në Itali

13 Nëntor, 13:31| Përditesimi: 13 Nëntor, 13:39

  • Share

Pak më shumë se tre muaj zgjati aventura e sulmuesit Dardan Vuthaj me Egnatian e Rrogozhinës. Një krisje mes palëve bëri që sulmuesi të kërkonte largimin dhe tanimë 29-vjeçari ka zgjedhur ekipin e ri, duke u rikthyer në Itali, këtë herë me Chieti në Serie D.

Marrëveshja mes palëve është mbyllur dhe Vuthaj ka nisur menjëherë stërvitjen me skuadrën e re. Në 12 ndeshjet për 887 minuta, Vuthaj shënoi dy gola në Superligë dhe asistoi në një rast.

Duket se mungesa e minutave të plota dhe kërkesa e tij për formacionin sollën edhe prishjen e marrëveshjes.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?