Hamilton dhe Wolff

Krisje te Mercedes, Wolff i bërtet në radio Hamilton-it: Jepi makinës, boll u ankove

3 Korrik 2023, 15:51
  • Share

Lewis Hamilton përfundoi në vendin e tetë në Çmimin e Madh të Austrisë të zhvilluar dje në Formula 1. Piloti britanik u ankua për performancën e makinës, me drejtuesin e Mercedes, Totto Wolff që i bërtiti në radio.

Nervat arritën kulmin në momentin kur piloti britanik u ankua në radio për penalizimin e marrë në lidhje me tejkalimin e limiteve të pistës. 38-vjeçari mendoi se ishte i vetmi që po penalizohej nga komisarët e garës dhe në një komunikim në radio me shefin e Mercedes, Totto Wolff shprehu të gjithë pakënaqësinë për formën e keqe të njëvendëshes gjermane.

Nga ana tjetër habiti jo pak reagimi i Wolff i cili urdhëroi Hamilton-in që të mos ankohej pasi dihej gjendja e makinës dhe i tha që të mendonte vetëm për ta ngarë atë pavarësisht kushteve. "Boll u ankove, mendo vetëm t'i japësh makinës", tha drejtuesi i skuderisë gjermane.

Ky është një sezon për t'u harruar nga Mercedes, teksa pas nëntë garave të para Hamilton mben vendin e katërt në renditje, me shumë pikë pas Verstappen. Kjo formë e makinës ka bërë që edhe Hamilton të mos rinovojë ende me ekipin.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?