Giovanni Colella, trajneri i Partizanit (qendër)

Sport

Krisje te Partizani, Colella përjashton mbrojtësin nga ekipi

17 Shkurt 2023, 12:27
  • Share

Rezultatet "jo" kanë bërë që klima te Partizani mos jetë e qetë. Trajneri Colella ka përjashtuar nga ekipi mbrojtësin Saliu Sembene. 21-vjeçari nga Senegali duket se i ka kërkuar llogari trajnerit për më shumë minuta, duke ngritur zërin në stërvitje.

Sjella s'i ka pëlqyer aspak italianit, me këtë të fundit që e ka "degdisur" në ekipin e 21-vjeçarëve, njofton Panorama Sport. Historia e mbrojtësit nis disa muaj më parë, kur ai kërkoi të kishte më shumë minuta me "Demat".

Merkato e dimrit do e gjente Sembenen në vorbullën e ofertave, me Partizanin që pranoi një huazim te Teuta. Largimi i Bitrit ka bërë që planet e huazimit të ndryshonin, me mbrojtësin që mbeti i kuq.

Në të tilla kushte mbrojtësi që ka kontratë deri në 2025 kërkoi minuta, me trajnerin që nuk e ka preferuar nga minuta e parë. Kështu, situata te Partizani duket se tensionuar, me trajnerin që ka vendosur për dërgimin e mbrojtësit në ekipin U-21.

Saliu Sembene

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?