Sergio Conceiçao

Sport

Krisje totale, Conceiçao sulmon Milanin nëpërmjet zëvendësit! Më pas trajneri bën prapakthehu

7 Mars, 10:26| Përditesimi: 7 Mars, 10:29

  • Share

Krisje totale te Milani dhe protagonist edhe këtë herë është trajneri Sergio Conceiçao. Duket se te kuqezinjtë janë duke u bërë gati për një kapitull të ri dhe edicioni i sotëm i "Gazzetta dello Sport" bën me dije se mes palëve duket se "divorci" është zgjidhja e vetme.

Ndodhia e fundit

Pas seancës stërvitore të zhvilluar dje, zëdhënësi i trajnerit portugez ka përcjellë të gjitha pakënaqësitë e pretenduara të vetë trajnerit. Të paktën kështu pretendohet, sepse më pas, brenda një kohe të shkurtër erdhi mohimi nga vetë Conceiçao. Një mohim që u maturua mbi të gjitha për të shmangur 'shpërthimin' e plotë të një marrëdhënieje që ndoshta nuk lulëzoi kurrë plotësisht, as pas triumfit të pabesueshëm në Superkupën e Italisë.

Çfarë u tha

Pasditen e së enjtes, 6 mars 2025, zëdhënësi i Conceiçao raportoi në shtyp, në detaje, pakënaqësinë e trajnerit të Milanit; për mosfunksionimin e ambienteve stërvitore dhe gjendjen e keqe atletike të ekipit, për shkak të mungesës së mbështetjes nga drejtuesit; për shkak të mungesës së angazhimit nga lojtarët kryesorë dhe ata lider. Shkurtimisht, një sulm frontal ndaj gjithçkaje dhe të gjithëve, nëse shprehet në këto terma. Këto fjalë gati sa nuk e 'thyen stolin', duke e detyruar vetë Conceiçao të mohonte kategorikisht atë që kishte deklaruar stafi i tij.

Reagimi i Conceiçao

"Po vuaj shumë për momentin e Milanit, por asgjë që është raportuar për mua nuk është e vërtetë. Klubi është gjithmonë i pranishëm, e di që klubi është me mua", tha trajneri.

E ardhmja

Tanimë Milani është duke menduar për drejtorin sportiv, post që pritet ta marrë Igli Tare, me detajet dhe zyrtarizimin që mund të mbërrijë brenda ditës së sotme. Do jetë në dorën e shqiptarit emri i trajnerit për sezonin e ri, me Conceiçaon që pritet të largohet.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?