Kronikë

'Kristal'/ Antimafia italiane sekuestron 18 kg kokainë, shqiptarët bosë të drogës në Breshia kamufloheshin si punëtorë ndërtimi (VIDEO)

12 Maj 2021, 09:26| Përditesimi: 12 Maj 2021, 10:55

  • Share

Në Itali si punëtorë ndërtimi dhe mirëmbajte, shqiptarët kapen në flagrancë me 18 kg kokainë në Breshia nën operacion e koduar "Kristal”. Një operacion i antimafia italiane, policisë atje ka çuar në sekuestron e sasisë së konsiderueshme të kokainës.

Këto janë pamjet e siguruara nga ReportTv ku droga e cila vinte nga Belgjika dhe Holanda shpërndahej nëpër të gjithë Italinë me bazë Breshian.

Në pranga kanë rënë pesë shqiptarë dhe 2 italian ndërsa transporti i drogës nga Belgjika bëhej me mikrobuzë i cili deklaronte transport udhëtarësh.

Kamerat e fshehta të vendosura jo vetëm në parkimin e një lagje në Breshia por edhe ato brenda automjeteve të trafikantëve i kanë kapur ata mat teksa dërgonin kokainën dhe merrnin paratë. Si bazë shpërndarje për klientët me pakicë shërbente ky lokal ku grupi bënte takimet dhe më pas këmbente mallin me lekët.

Aktualisht në Shqipëri ndaj të arrestuarve ka nisur hetimi pasurorë ndërsa dyshohet se një sasi të konsiderueshme parash prej vitit 2018 ata e kanë investuar në Shqipëri.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?