Kultura

Kristel Karagjozi, pianistja e talentuar 13-vjeçare në rrugën drejt suksesit

27 Mars 2019, 13:17| Përditesimi: 27 Mars 2019, 13:19

  • Share

Kristel Karagjozi është vetëm 13 vjeç dhe më 30 mars do të luajë piano me Filarmoninë e Kosovës nën drejtimin e dirigjentit polak Makowski në veprimtarinë e përvitshme ndërkombëtare të muzikës klasike “Dam Festival” të Prishtinës.

 Durrsakja  ka fituar çmimin “Grand Prix” dhe çmimin special të jurisë në Festivalin e 11-të “Young Pianist” në Kosovë

Kristel ishte këtë të mërkurë në presidencë në një takim me kreun e shtetit Ilir Meta, ku mori vlerësimet e tij për talentin e veçantë:

“Kristel është një shembull për ata qindra e mijëra vajza e djem që studiojnë me pasion e përkushtim jo vetëm në fushën e muzikës, por në të gjitha fushat e artit. Ne ndihemi krenar për ta dhe për shembullin që ata japin për të gjithë bashkëmoshatarët e tyre. Të arrish aty ku ka arritur Kristel: të luajë me Filarmoninë e Kosovës nën drejtimin e një dirigjenti të huaj, duhet jo vetëm talent, por edhe shumë punë, sakrifica e përkushtim, duhen orë të gjata studimi e përgatitje. Përveç falënderimit për fëmijë si Kristel, të cilë kanë talent, por edhe pasion e vullnet, një falenderim i madh iu shkon edhe prindërve e mësuesve të këtyre fëmijëvë të talentuar, që i mbështesin dhe iu dedikohen gjatë gjithë kohës.  Dëshiroj t’i uroj Kristelit të vogël shumë suksese në koncertin e saj të ditës së shtunë me Filarmoninë e Kosovës dhe t’i them që jemi pranë saj, që e mbështesim dhe që jemi shumë krenar për të dhe për të gjithë fëmijët e talentuar shqiptarë në Shqipëri dhe kudo në botë!”, – theksoi Presidenti i Republikës.

G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produktet e kontaminuara, si e vlerësoni sigurinë ushqimore në Shqipëri?