Kristen Stewart dhe e fejuara e saj Dylann Meyer janë gati që të kenë fëmijën e tyre të parë.
Aktorja 33 vjeçare ka qenë e ftuar në podkastin në "Not Skinny But Not Fat" dhe ka deklaruar se së bashku me partneren e saj kanë ndërmarrë hapa që në një të ardhme ato të kenë fëmijë. “Ne kemi bërë gjëra të tilla si ngrirja e vezëve tona dhe gjëra të tilla. Pra, nëse duam, ne mundemi”.
Vajzat krijuan një marrëdhënie së bashku në gusht të 2019-ës dhe u fejuan dy vite më vonë(2021).
Komento
Komente
