Jori Della dhe Krist Aliaj

Kristi ngacmon Jorin: Ti vdes për mua, pranoje! Modelja: S’je tipi im, je tepër i butë! Unë i dua më mashkullor

23 Prill 2023, 18:50| Përditesimi: 23 Prill 2023, 18:52

  • Share

Pas romancave të vazhduara në BBV, Kristi s’ka lënë pa ngacmuar edhe modelen, Jori Della.

Ndonëse Kristi mendon se Jori ka një pëlqim për të, kjo e fundit e hedh poshtë supozimin e tij.

Por përveçse e mohon, Jori madje thotë se nuk u përputhen karakteret.

Jori tha se ajo është më “mashkull” se Kristi dhe se ajo kërkon dikë që të ketë karakter më të fortë.

I pranishëm gjatë kësaj bisede ishte edhe Qetsori. I pyetur nga Jori lidhur me Kristin, Qetsori u shpreh se Kristi nuk është tip i keq, por mbase jo për Jorin.

Duke folur me batuta, Jori u shpreh se asaj do i bien në kurriz të gjitha gjërat e shtëpisë, duke qenë se do dominoi në marrëdhënien e saj me Kristin.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?