Luiz Ejlli, Kristi Aliaj

Kristi nuk i kursen ofendimet në debatin me Luizin: Je klouni i vitit, për këtë do të mbajnë mend njerëzit

4 Maj 2023, 20:43| Përditesimi: 4 Maj 2023, 20:51

  • Share

Pavarësisht se edhe dy netë i ndajnë nga nata finale e shpalljes së fituesit, banorët e Big Brother duket se kanë vendosur të mos jenë edhe aq të qetë në debatet me njëri tjetrin.

Pas një debati që këngëtari Luiz Ejlli pati me Deamishel, ka qenë Kristi ai që ka pasur një diskutim të fortë me kryefjalën e këtij edicioni të Big Brother.

Kristi nuk kurseu ofendimet ndaj Luizit duke e uajtur ‘kloun’ për lojën që ka bërë gjatë muajve të qëndrimit në Big Brother VIP, duke thënë se edhe njerëzit jashtë do e shohin me të njëjtën përshtypje.

“Publiku në fund të fundit si do njerëz serioz do edhe kloun, do njerëz dhe serioz, do imazhe si unë dhe do si ti, ti ke qenë klouni i vitit dhe kur bëhesh kloun i vitit në Big Brother, si kloun do të trajtohesh edhe jashtë”, tha Kristi.

Si përgjigjie ndaj Kristit, Luizi tha se kishte qenë i detyruar të bënte një lojë të tillë përndryshe nuk do të kishte qenë në qendër të debateve që nga nisja e këtij edicioni. Ai theksoi se për shkak të zhgënjimeve që ka pasur më herët nga disa njerëz, i është dashur të linte një përshtypje të tillë.

“Ndryshe nuk do ia dilja, se nuk do m’i hidhte kush sytë, ma kanë kthyer shpinën shumë herë, prandaj duhet ta luaj kështu këtë lojë”, u shpreh Luizi.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?