Kristi Ramadani dhe rezultati i testimeve

Kristi Ramadani nënkampion Europe në peshëngritje, FSHP: Erdhi përgjigjia, balta mbi sportistët e patolerueshme

8 Mars, 11:58
  • Share

Kristi Ramadani i dhuroi Shqipërisë dy medalje argjendi në Europianin e Peshëngritjes së mbajtur në Bullgari disa javë më parë. Tanimë rezultati i sportistit është 'certifikuar' edhe nga Agjencia Ndërkombëtare e Testimit për Doping, ku shqiptari ka rezultuar negativ.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe Federata Shqiptare e Peshëngritjes, e cila ditët e fundit u përball me akuza për korrupsion dhe fshehje të rezultatit për testet e dopingut. Kampioni Erkand Qerimaj hodhi akuza mbi kreun e institucionit, Elez Gjoza, me FSHP që tha se shkodrani do përballej në gjykatë për shpifje.

Kështu, Kristi Ramadani edhe zyrtarisht është nënkampion i Europës dhe i dhuron vendit dy medalje.

"Sot më datë 08/03/2024 vjen më në fund përgjigjia e shumëpritur e testit antidoping nga ITA (Agjencia Ndërkombëtare e Testimit), ku Kristi Ramadani iu nënshtrua testit në gjak dhe urinë në Kampionatin Evropian të Peshëngritjes në Sofie, Bullgari më datë 16 Shkurt 2024.

Federata Shqiptare e Peshëngritjes dhe Shqipëria ka një nënkampion Evrope të ri, Kristi Ramadanin. Eshtë i rëndesishem ky njoftim, pasi ka pasur shumë aludime, thashetheme, denigrime në drejtim të këtij sportisti të ri me shumë perspektive", thuhet mes të tjerash në njoftim.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?