Nita Latifi

VIP & Spektakël

Kristi tenton të bindë Nitën të bashkohet me grupin e Oltës: Duhet të jesh lojtar i fortë të qëndrosh në mes, nuk të intereson

7 Shkurt 2023, 13:47| Përditesimi: 7 Shkurt 2023, 14:26

  • Share

Nita dhe Diola të cilat u bënë pjesë e shtëpisë së Big Brother disa ditë pas nisjes së tij, por që prej ditës së parë, kanë qëndruar vetëm dhe nuk e kanë quajtur veten pjesë të një "grupi", konkretisht të Oltës apo të Luizi. 

Grupi i Luizit në krahasim me tjetrin, është më i “vakët”, ku pjesë e saj kanë mbetur vetëm Armaldo, Valbona dhe Kiara. Ndërsa pjesa tjetër e shtëpisë, duke nisur nga Amos e deri tek Kristi, janë në krah të  Oltës. Ditën e sotme, ndërkohë që ishin duke kërcyer, Kristi është përpjekur t’i mbushë mendjen Nitës që t’i bashkohet grupit të tyre. Në mënyrë të tillë që Luizi të përballet “i vetëm” me grupin e Oltës, gjë që sipas Kristit kjo do e dobësojë atë. Ai po i kërkonte Nitës të bashkohej me grupin e Oltës, pasi të qëndruarit vetëm nuk është në favor të saj. Sipas Kristit, duhet të jesh lojtar shumë i fortë që të qëndrosh në mesin e të dyja grupeve.

Por, Nita nuk ka pranuar duke thënë se dëshiron të jetë në mes.

 

F.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Trump tarifa doganore 10 për qind Shqipërisë, sa ndikon në ekonomi?