Kristi dhe Keisi

Kristi zbulon nëse ka folur me Keisin pasi ka dalë nga BBV: Jam njeri që kur e mbyll një gjë nuk i kthehem

10 Maj 2023, 20:34| Përditesimi: 10 Maj 2023, 20:40

  • Share

Ish-banori i Big Brother VIP2, Krist Dragot, i ftuar ditën e sotme në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ka treguar detaje nga jeta e tij pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Flet Kristi: Pas BBV s’kam folur me Keisin, e kam mbyllur dhe nuk kthehem

Për Keisin, Kristi ka treguar se nuk i kthehet më asaj historie dhe se nuk ka folur me të përveçse një përshëndetje të thjeshtë.

“U krijua një njohje e bukur s’kam bërë deklarata të mëdha. Unë besoj që reagova si një njeri normal, nuk u bëra ngjitës apo shumë pasionant se në fund të fundit 3-4 javë kishim bashkë, pastaj duke parë si ishte situata nuk ishim për njëri-tjetrin. Mua më pëlqeu që nuk e dramatizuam dhe nuk i dhamë banorëve armë për të luftuar me ne. Nuk ka pasur telefonatë as mesazh as like e asgjë pasi dola. Duhet të respektohet një gjë që mbyllet se ndotet pastaj. Jam njeri që kur e mbyll një gjë nuk i kthehem”, tha Kristi.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gjuetari: 10/05/2023 21:35

    Tangerlleku si rasti Kejsit i len femnat pa u martu!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?