Partizani në barazimin 1-1 me Egnatian

Kristiani i Partizanit dhe 'kupa' e Colellës

11 Prill 2023, 12:55
  • Share

Partizani barazoi dje 1-1 në transfertë me Egnatian, për javën e 28-të në Superligë. "Demat" me këtë rezultat lëshojnë kreun e klasifikimit, kjo edhe pas fitores së Tiranës me Kukësin.

Emri që po spikat në kampin e të kuqve është ai i Christian Mba, sulmuesi që ka shënuar katër gola në dhjetë ndeshje. 630 minuta ka luajtur 23-vjeçari me Partizanin, qysh pas afrimit në merkaton e janarit. Nigeriani ka një mesatare prej 158 minutash për gol, duke qenë deçiziv në disa duele për të tijtë. Veç golave me Partizanin, Mba pjesën e parë të sezonit shënoi 10 gola me Trepçën '89 në Kosovë.

Goli i Egnatias në limitet e sfidës i ka prishur planet Giovanni Colellas, me trajnerin italian që e sheh sërish veten pas Tiranës. Me tetë ndeshje deri në fundin e sezonit, duket se Colella e ka fituar "kupën" e tij, duke bërë një Partizanin konkurrues në elitë.

Me Europën që duket e sigurt, tanimë detyra e trajnerit është të bindë me lojë, kjo nëse do dojë të firmosë kontratën edhe për një tjetër sezon me ekipin e Gaz Demit.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?