Kristjan Asllani

Sport

Kristjan Asllani flet para finales së Champions League: Duam ta sjellim trofeun në shtëpi

27 Maj, 15:08| Përditesimi: 27 Maj, 15:12

  • Share

PSG dhe Inter do diskutojnë trofeun e Champions League në finalen që do zhvillohet më 31 maj në stadiumin "Allianz Arena" të Mynihut duke nisur nga ora 21:00.

Përpara këtij dueli foli edhe mesfushori shqiptar i zikaltërve, Kristjan Asllani. Për "Inter TV" ai tha se kërkojnë të marrin trofeun në shtëpi.

“Pa dyshim që këtë sezon jam rritur shumë. Të jesh çdo ditë pranë kampionëve të mëdhenj, nuk të ndihmon vetëm në fushë, por edhe si njeri. Tani na duhet të përgatitemi sa më mirë për finalen e Championsit, sepse e dimë fare mirë çfarë peshe ka kjo ndeshje", tha fillimisht 23-vjeçari.

Mesfushori pranoi se mendimet e tyre janë në përballjen që vlen shumë, pasi Interi kërkon të korrigjojë gabimin e tre sezoneve më parë.

“Edhe kur je në shtëpi me familjen, të ndodh të mendosh për këtë sfidë. Nuk është një rast që i jepet kujtdo. Dua ta sjellim në shtëpi këtë trofe", vijoi ai.

Në fund një fjalë zemre për shokun e repartit, Hakan Çalhanoglu, i cili ka luajtur një rol të rëndësishëm në formimin e tij te Interi.

“Nga Hakan kam mësuar jashtëzakonisht shumë. Është një rol i vështirë, por ai është një mësues i vërtetë. Jam me fat që kam pasur mundësinë ta kem pranë në këto vite", mbylli fjalën e tij Asllani.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rama paralajmëron ndryshime në parti e qeveri, si e vlerësoni?